LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pagesa elektronike për taksën rrugore vetëm në korridorin 10-të

Maqedoni, pagesa elektronike për taksën rrugore vetëm në korridorin 10-të

Shoferët kanë blerë mbi 5,000 kartela elektronike dhe etiketa për të lehtësuar pagesën në pikë pagesat rrugore në korridorin 10. Muajin e kaluar, që nga fillimi i pagesës në mënyrë elektronike, deri në 200 etiketa dhe kartela janë shitur çdo ditë.

“Koncepti origjinal që e bëmë ishte parashikuar të shesim rreth 5,000 etiketa dhe kartela në muaj. Numri i 5,048 etiketave dhe kartelave për 20 ditë është dëshmi se performanca është pak më e lartë se pritjet tona. Unë mendoj se në të ardhmen qytetarët që pak më shumë ngecin në pikat e pagesave, kur e shohin momentin se përdoruesi i etiketave ose kartelave kalon më shpejtë, ata ndalen dhe e blejnë një të tillë. Pra, shitjet po përparojnë dita ditës”, deklaroi Marko Brezoski – NP Rrugët e Shtetit.


Etiketat që montohen në automobila më shumë i shfrytëzojnë kompanitë. Senzori nga larg e regjistron, rampa ngrihet dhe automobili kalon pa ndaluar fare, por vetëm me shpejtësi të ngadalësuar deri në 25 km në orë. Kartela më shumë shfrytëzojnë personat fizik. Me te mund të kalohet kudo në pikat pagesore, madje edhe kur nuk ka të punësuar në kabina, sepse sistemi është i pavarur. Kartelat kushtojnë 100 denarë dhe mbushen me minimum 300 denarë. Ndërsa etiketat kushtojnë 1200 denarë dhe gjithashtu edhe ato mbushen.

“2% lirim fitojnë qytetarët që kartelat ose etiketat i mbushin me 300 deri 1 mijë denarë. Prej 10 deri 15 mijë denarë fitojnë 3% lirim, nga 50 deri 300 mijë denarë fitojnë 5% lirim dhe mbi 300 mijë për çdo pagesë nga ndonjë kompani ose person fizik, fitojnë 7% lirim “, tha Marko Brezovski, NP për Rrugë shtetërore.

Kartelat dhe etiketat blihen në pikëpagesat rrugore të Korridorit 10 dhe në qendrën e kontrollit në Petrovec, ndërsa mund të mbushen edhe në uebfaqen e Ndërmarrjes publike rrugët shtetërore. Nga atje theksojnë se së shpejti do të fillojë edhe pagesa postpejd e pikave pagesore, pasi po bëhen përgatitjet e fundit për mundësinë e këtillë. Përderisa në Korridorin 10 shoferët mund të vozisin pa ndaluar në pikat pagesore, një mundësi të tillë nuk e kanë në pikat e pagesës drejt Tetovës dhe Gostivarit. Atje reforma nuk ka mbërritur ende./alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=M0aWfd0rbVs

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Deputeti i

Deputeti i "Junts" në Parlamentin spanjoll: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Personi që u gjet i vdekur në veturë në Sllatinë, shtetas i Shqipërisë

Kronika e Zezë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kalo në kategori