LAJMI I FUNDIT:

Thimonier: Data e bisedimeve varet nga reformat dhe lufta kundër korrupsionit

Thimonier: Data e bisedimeve varet nga reformat dhe lufta kundër korrupsionit

Ambasadori i Francës në Maqedoni të Veriut në intervistë për Alsat theksoi nevojën e hetimit të plotë të rastit “Haraçi” me qëllim që të kthehet besimi në drejtësi dhe në institucione.

Thimonier, gjithashtu është i mendimit se bashkimi i PSP-së dhe Prokurorinë Publike është zgjidhje e mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se data e bisedimeve me Bashkimin Evropian varet nga lufta kundër korrupsionit dhe përmbushjes së reformave.


“Ekziston një listë e plotë e pikave, që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, ndarjen e shtetit nga partia, reformat në administratë dhe fusha e mediave. Të gjitha këto pika, për fat të keq, janë në thelb të rastit për të cilin biseduam. Në të ardhmen, mbase mund të gjendet një zgjidhje për këto gjëra, brenda atij ligji. Unë mendoj se dy gjëra duhet të merren parasysh. E para, në lidhje me haraçin, në lidhje me televizionin, lidhur me lidhjen e supozuar me politikanët, duhet parë se si këto çështje do të zgjidhen brenda atij rastit të parë konkret. Gjëja e dytë ka të bëjë me atë, se si do të jetë reagimi i forcave të përfshira politike, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, e cila do të rikthejë besimin në mesin e popullit këtu në Maqedoninë e Veriut, si dhe besimin tonë në sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës. Unë nuk mund të parashikoj për atë se çfarë përgjigjesh do të jepen. Ende ka kohë për të reaguar, për ta rikthyer atë besim, por është e sigurt që presim të bëhet diçka”, deklaroi për Alsat ambasadori francez Christian Thimonier./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori