LAJMI I FUNDIT:

Kampionati në automobilizëm vazhdon këtë fundjavë, me garën në shtegun e Brezovicës

Kampionati në automobilizëm vazhdon këtë fundjavë, me garën në shtegun e Brezovicës

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në këtë fundjavë me garën që do të mbahet në shtegun e Brezovicës, e treta e disiplinës malore për këtë vit.

Sipas një njoftimi, pas një pune të madhe të Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Auto Klubit Ferizaj dhe institucioneve tjera relevante, janë sanuar edhe gropat përgjatë shtegut dhe gjithçka është gati për këtë garë, e cila tradicionalisht ka qenë shumë atraktive si për garuesit, ashtu edhe për dashamirët e auto sportit.

“Si zakonisht, të shtunën, duke filluar nga ora 08:30 bëhet paraqitja e pjesëmarrësve në garë, për të vazhduar pastaj me verifikimin e dokumentacionit e kontrollimin teknik, në mënyrë që në orën 12:00 të fillojë vozitja testuese”.


“Të dielën, pas procedurave të duhura, gara do të fillojë në orën 12:00, dhe duke marrë parasysh se shtegu është i gjatë 7.7 kilometra, gara do ta ketë vetëm një vozitje”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur gjithashtu se FASK i ka angazhuar 33 zyrtarë të saj, të cilët së bashku me Policinë e Kosovës, Ndihmën e Shpejtë, Brigadën e Zjarrfikësve dhe AK Ferizajn do të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mirupafshim Uber, projekti i ri i Elon Musk që do ta lërë këtë sektor pa punë në SHBA – do të kushtojë vetëm 80 mijë dollarë

Mirupafshim Uber, projekti i ri i Elon Musk që do ta lërë këtë sektor pa punë në SHBA – do të kushtojë vetëm 80 mijë dollarë

Auto
CEO i Stellantis njofton largimin, kompania zbulon ndryshimet tjera që prekin marka të njohura

CEO i Stellantis njofton largimin, kompania zbulon ndryshimet tjera që prekin marka të njohura

Auto
BMW po prodhon veturën që do të kushtojë gjysmë milioni euro

BMW po prodhon veturën që do të kushtojë gjysmë milioni euro

Auto
Volkswagen prezanton modelin Tayron me shtatë ulëse

Volkswagen prezanton modelin Tayron me shtatë ulëse

Auto
Musk zbulon robotaksin e tij Cybercab

Musk zbulon robotaksin e tij Cybercab

Auto
Vidhet një nga veturat sportive më ikonike dhe më të kërkuara nga selia e Nissan në Australi

Vidhet një nga veturat sportive më ikonike dhe më të kërkuara nga selia e Nissan në Australi

Auto
Kalo në kategori