LAJMI I FUNDIT:

Në Tiranë po shembet Shqipëria, jo teatri

Në Tiranë po shembet Shqipëria, jo teatri
Ilustrim

Nezir H. Kraki

Pa asnjë gram politikë, shembja e teatrit në Tiranë është sinonim i shembjes së shtetit shqiptar që kurrë s’u ngrit në lartësinë e dinjitetshme të vendit të shqiponjave.

Sot nuk bëhet fjalë për teatër, por për një truall ultra strategjik për ata që e sollën Ramën në pushtet dhe që e izoluan Shqipërinë kur ajo ishte në prag të daljes nga kafazi. Shqipërinë dhe teatrin i shembin ata që janë më të fortë se shteti. Teatri i Tiranës është thjesht çështje biznesi milionësh me pronat, pallatet, lokalet dhe banimet që do dalin nga ky projekt. Këtu ka çdo lloj halli, por jo hall artistik.


Miq të dashur, Tirana i ka 1001 halle bazike me të cilat përballen qytetarët e saj. Tirana nuk ka as hyrje e as dalje të denja për një kryeqendër. Tirana nuk ka ujë e as drita si duhet. Nuk ka as kanalizime si duhet. Nuk ka as parkingje si duhet. Thjesht, Tiranës i mungojnë të gjitha infrastrukturat qe jetën e bëjnë normale. Është qytet i asfiksuar nga ndërtimet e mbindërtimet. Qytet i çrregullt në çdo element të tij. Me fjalë tjera, Tirana nuk është fare qytet. Është zonë gjeografike e pakufizuar, me popullsi të panumëruar, me banime të paregjistruara, me rrugë të pasigurta, me adresa të panjohura… veç Kinshasa dhe Tumbuktu i afrohen Tiranës për nga çrregullimi.

E tash, nëse kjo është Tirana dhe këto janë hallet e qytetarëve të saj, si mundet mendja e shëndoshë ta kuptojë idenë apo nevojën e shembjes së teatrit?!

Çka i sjell konkretisht kjo Tiranës? A krejt janë rregulluar deri te teatri?

A do kalojë aty ndonjë metro moderne apo kjo prishje është pjesë e një plani strategjik global për Tiranën e denjë?!

Jo! Është thjesht plan banditesk lokal që bosht strategjik ka parcelën e tokës në zemër të Tiranës. Ndryshe nuk kuptohet kjo urgjencë për shembje.

Fatkeqësisht, shteti bandit dhe autoritar rrëzon edhe shtëpi e spitale, edhe kisha e xhamia, por asnjëherë nuk do ta rrëzojë përpjekjen tonë për dinjitetin e dhunuar të vendit të shqiponjave.

Prandaj, miq të dashur, lini anash partitë dhe bandat, mendoni një minutë për të nesërmen. Kush do shkojë në Teatrin e ri pallat dhe cilin spektakël do ta shikojnë fëmijët tuaj?

Me këtë cikël të poshtër, i vetmi spektakël që do shikohet aty do jetë ai i një populli të pashpresë të dhunuar deri në dinjitet nga matrapazë politikë që kurrë s’u ngopen.

Pa politikë, të gjithë kundër shembjes së Shqipërisë.

Në trend

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Kalo në kategori