E gjejmë të ulur te sofati. Është 81 vjeç. Nuk është duke numëruar tespihet, siç do bënte çdo moshatar i tij. Me daltë dhe çekiç gdhend pllaka guri.
“Po gdhend ‘lulen e jetës’”, thotë Muhedin Makrin, ndërsa i mëshon daltës dhe grimcat e gurit i ngjiten në fytyrë.
Pas ndërrimit të sistemeve, pasi kishte prodhuar për katër dekada lugë e thika, iu kthye një pasioni të hershëm.
Tanimë u bënë 27 vjet që në rrasa guri, që qyteti i hirtë i ka me shumicë, gdhend konturet e Kalasë shekullore, portrete figurash historike, që nga Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Musine Kokalari, Çerçiz Topulli e deri te shkrimtari i madh, Ismail Kadare që i ka dhënë qytetit po aq sa edhe i ka marrë. Por, nuk mungon as imazhi i diktarorit Enver Hoxha.
Në dyqanin e tij në Pazar, në rrugicën që të nxjerr për te Kalaja gjen vepra të të gjitha përmasave.
Teksa shohin këtë burrë të moshuar, duke punuar i përqendruar mbi pllakën e gurit, nuk do të kishte turist që nuk do të ndalte këmbët për ta ndjekur nga afër. Ai të fton me një buzëqeshje dhe të tregon se sa orë punë mund t’i duhen për të realizuar një figurë apo si i nxjerr modelet, format. Për të përfunduar “Lulen e jetës” i duhen katër orë punë.
“Ia kam mësuar zanatin edhe fëmijëve”, thotë ai, “mend për shkollë s’kishin, por kanë talent, e librat i mbushnin me vizatime”.
Një dozë krenarie fshihet në zërin e tij. Ndryshe nga shumë të tjerë që tradita e zanati po u shuhet bashkë me jetën sepse nuk kanë se kujt t’ua trashëgojnë, Muhedini e ka shtëpinë dhe zemrën plot.
Dyqani është mbushur me punë të përfunduara: shenja horoskopi, simbole automjetesh, kafshë e shpendë të gdhendura apo motive ornamentale. Ka edhe simbole politike, por i moshuari thotë se i gdhend se kërkohen nga klientët, jo se merret me politikë.
“Unë jam i vetmi njeri që nuk merret me politikë. Nderoj vetëm njerëzit e punës. Kam qenë i ndershëm në atë kohë dhe i ndershëm do vdes”, thotë ai.
Kur dëgjon të birin të ankohet apo të kërkojë diçka nga shteti, ai çohet vrik dhe thotë: “Kam punuar gjithnjë me djersën e ballit dhe kurrë nuk i kam kërkuar dikujt diçka. Unë nuk dorëzohem”. /Shkrim në kuadër të ciklit “Sekrete mjeshtërie”, nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
BABA
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova