MS-13 është banda më e rrezikshme e El Salvadorit, por shumë e konsiderojnë si më të rrezikshmen në botë.
Siç raporton Newsweek”, MS-13 ka punësuar apo më mirë thënë angazhuar për punë të ndryshme rreth 60 mijë njerëz, të cilët punojnë si spiunë, dilerë, vrasës dhe kryejnë punë tjera të ngjashme, transmeton Telegrafi.
Është një numër tri herë më i madh sesa ai i 20 mijë banorëve të Salvadorit, që punojnë për dy kompanitë më të mëdha të këtij vendi.
MS-13 mban nën kontroll të plotë El Salvadorin së bashku me bandën Barrio 18. E siç raporton Wallstreet Journal, madje edhe politikanë dhe partitë e tyre duhet të pyesin dy bandat dhe t’iu kërkojnë leje kur në ndonjë qytet planifikohet organizimi i ndonjë tubimi.
Bandat kontrollojnë edhe fshatrat, duke kërcënuar vazhdimisht banorët se do t’ua djegin gjithçka që kanë nëse nuk ua paguajnë paratë që ata ua kërkojnë. Vetëm brenda një muaji, besohet se MS-13 fiton rreth miliardë dollarë.
https://www.youtube.com/watch?v=pD11As3pFdY
Krimi i organizuar në Salvador por edhe në vendet e tjera siç janë Hondurasi dhe Guatemala është bërë një biznes profitabil, kurse besohet se në këto tre vende janë të përfshirë mbi 100 mijë persona që merren me punë të ndyra kriminale.
Përqindja e vrasjeve në Salvador dy vite më parë ishte më e larta në botë – madje thuhet se 83 vrasje kanë ndodhur në 100 mijë banorë. Këto të dhëna janë rikthyer në fokus për shkak numrit të madh të kolonave të emigrantëve që kryesisht janë nga Salvadori, dhe që kanë marrë rrugën drejt kufirit SHBA-Meksikë.
“Këta njerëz po ikin pikërisht për shkak të gjërave të tilla që ndodhin atje. Çfarëdo që bëjnë, jeta në Salvador pothuajse nuk ekziston. Në njërën anë i keni bandat që sigurisht kërcënojnë biznesin tuaj dhe ekzistencën, në anën tjetër keni 30 për qind e njerëzve që kryejnë studimet dhe nuk mund të gjejnë punë”, ka deklaruar Adam Iscason, analisti për siguri në Amerikën e Jugut.
Por emigrantët nga Salvadori vështirë se do të marrin lajme të mira në kufi, kjo për faktin se presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar dërgimin e ushtarëve në kufi, kurse shpesh e ka përdorur si argument MS-13 kundër politikat e ashpra sa i përket emigracionit nga Amerika e Jugut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Konfirmohet rasti i parë i virusit HMPV në Greqi
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025