LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vrarë nga shpërthimi i dhunës mes fiseve në Papua Guinea të Re

Dhjetëra të vrarë nga shpërthimi i dhunës mes fiseve në Papua Guinea të Re

Fëmijë dhe gra shtatzëna janë në mesin e atyre që janë vrarë, në dhunën e fundit mes fiseve në Papua Guinea e Re.

Të paktën 24 persona konfirmohet se kanë vdekur, në një shpërthim të dhunës midis fiseve rivale, gjatë disa ditëve të kaluara, në provincën Hela.


Disa raporte thonë se numri i vdekjeve është më i madh.

Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, e quajti ngjarjen si “një nga ditët më të trishta të jetës së tij”, duke premtuar se autoritetet do të gjurmojnë autorët e masakrës.

Ky është një nga shpërthimet më të rënda të dhunës fisnore në këtë vend, për vite me rradhë.

Motivi për vrasjet ende nuk dihet. Megjithatë, për më shumë se 20 vjet, në rajon kanë ndodhur përplasje nga disa klane.

Provincat Malore të Papua Guinesë së Re janë shumë të largëta.

Komunitetet jetojnë ende të bazuar në traditat fisnore, dhe shumë fshatra të vegjël nuk kanë pasur kurrë lidhje rrugore.

Përleshjet midis fiseve nuk janë të pazakonta, me rivalitetet shpesh të nxitura nga përdhunimet ose vjedhjet, apo edhe mosmarrëveshjet mbi kufijtë fisnorë.

Gjatë viteve të fundit, qarkullimi më i madh i armëve automatike, ka bërë që përleshjet të jenë më vdekjeprurëse, dhe të përshkallëzohet cikli i dhunës.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Papua Guinea e Re është ndër vendet më të varfra të Azisë me rreth 40% të popullsisë që jeton më pak se 1 dollar në ditë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori