Këtë bimë e konsideroni barojë, ka forcë shëruese: Mbron nga sëmundjet dhe ngadalëson plakjen!
Në vazhdim lexoni cilat janë ato të mira shëndetësore që i sjell kjo bimë e cila mbin vetë
Burdullaku është bimë e cila rritet gjithandej përreth nesh – në kopshte, pranë lumenjve, përrenjve,por dhe pranë rrugëve, transmeton Telegrafi.
Shumica e njerëzve i nduk, sepse prishin dukjen e sipërfaqeve të betonit, duke mos ditur sa vërtet shëron kjo barojë.
Mbillet në vende me diell, ndërsa përshtatet në zallishtë, në dhe të drenazhuar mirë. Është rezistuese ndaj temperaturave të larta dhe të ulëta, si edhe ndaj thatësisë, ndërkaq rritet edhe në tokë jo të mirë.
Rritet shumë shpejt dhe që pas tri deri katër javësh mund të vilet. Kjo bimë përmban thartira yndyrore omega 3, bashkime të cilat kryesisht gjenden në vajra peshku. Pra, forcon sistemin kardiovaskular dhe sistemin e imunitetit.
Është përplot antioksidantë të cilët mbrojnë nga shfaqja e kancerit dhe e ndikimit të dëmshëm të radikaleve të lira.
Ka cilësi kundërinflamatore, ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterinës në gjak, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon krijimin e ngjizjes së gjakut në arterie.
Veç kësaj, ngadalëson plakjen dhe ndihmon në shërimin e ngërçeve në muskuj. Mukoza e kësaj bime qetëson infeksionet dhe inflamacionet në zorrë, si dhe infeksionet e traktit urinar.
Rekomandohet për sëmundje të kanalit urinar, për të forcuar sistemin imunitar, për sëmundjet e frymëmarrjes, për aparatin tretës dhe ndihmon në rikuperimin e plagëve.
Është efikase kundër djegësirës, gastritit, por edhe kundër kapsllëkut. Ekstrakti i fletëve të thata dhe kërcelli kanë veprim kundërinflamator edhe si ilaç natyral…
Shtimi i burdullakut në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në betejën me osteoporozën dhe ndërlikimet e saj me kalimin e kohës. Kjo perime përmban kalcium, mangan, magnez dhe hekur. U bën mirë gjithashtu dhëmbëve tuaj.
Burdullaku është një aleat shumë i mirë i rënies në peshë nëse kombinohet me ushqime të tjera të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik.
Gjithsesi, nëse vuani nga gurët në veshka, reduktoni konsumin e tij, sepse përmban acid oksalik në sasi të larta.
Nëse dëshironi të ulni nivelet e acidit oksalik të tij, ziejeni para se ta konsumoni!
Mund ta përdorni të freskët, siç është, në sallatë, por edhe në gatime të ndryshme, si në byrek, burani etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi