Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut (Foto)
Këngëtarja e njohur, Tamara Todevska ka kërkuar falje për intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut në festën e pavarësisë së SHBA-ve në ambasadën në Shkup gjatë ditës së djeshme. Ajo në himnin shtetëror të kënduar e kishte harruar një strofë ku përmenden Goce Dellçev, Jane Sandanski dhe patriotë tjerë, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni duke thënë se bëhet fjalë për gabim dhe se ambasada i respekton traditat, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e aleatëve.
“Më lejoni që nga thellësia e zemrës të ju kërkoj falje për gabimin e djeshëm. Nuk ka krenari më të madhe se një këngëtar të këndojë himnin kombëtar, e bash për këtë e pranova ftesën e ambasadës së SHBA-ve. Nuk ekzistojnë fjalë me të cilat mund ta përshkruaj pikëllim për gabimin e bërë gjatë intonimit të himnit. E marrë nga emocionet dhe euforia, për fat të keq, pa qëllim kam lënë një pjesë të himnit” ka shkruar Tamara Todevska në Facebook.
Komentet negative për këtë lëshim të Tamarës nuk ndalen. Disa i kanë kujtuar për nenin 178 të Kushtetutës ku thuhet se është i dënueshëm akti i përqeshjes së himnit, flamurit dhe preambulës së shtetit.
Për këtë gabim të Tamarës, Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë më herët ka kërkuar nga Ambasada amerikane në Shkup kërkim falje si organizator i ngjarjes.
“Shtetet e bashkuara thellësisht respektojnë traditat, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e miqve dhe aleatve tanë, Maqedonia e Veriut. Falemnderojmë shokëve dhe kolegëve tanë që ishin në festën e mbrëmshme. E kuptojmë atë gabim që mund të ndodh si pasojë e momenteve emocionuese, por falemenderojmë këngëtarët tanë për performancën e bukur” thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025