Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig, Oliver Zile.
Gashi e falënderoi Zile për mundësinë e dhënë që Kosoca të marrë pjesë në panairin e librit në Leipzig me autorët dhe stendën e posaçme.
Po ashtu, Ministrit Gashi gjatë këtij takimi me Zile kanë diskutuar edhe për hapat përfundimtar drejt anëtarësimit zyrtar të Kosovës në TRDUKI, duke kërkuar mbështetje nga zyrtarët e panairit të Leipzigut të cilët kanë një peshë dhe rëndësi të veçantë në këtë proces të rëndësishëm dhe tepër të nevojshëm për vendin tonë.
Drejtori Zile ka potencuar rëndësinë e vazhdimit të pranisë së Kosovës në këtë Panair dhe duke theksuar që ai dhe ekipi i tij drejtues edhe në të ardhmen do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar praninë e vlerave kulturore të Kosovës në këtë Panair.
Gashi tha se “pjesëmarrja e Kosovës sivjet në panairin e Leipzigut nuk është e rastësishme, andaj vendi ynë do ta shndërrojë në traditë pjesëmarrjen në këtë Panair të rëndësishëm të Librit, i cili është ndër panairet më të vjetra në botë e ku sidomos autorët luajnë një rol të rëndësishëm me prezantimet e tyre”.
Republika e Kosovës për herë të parë sivjet është prezantuar me stendë në Panairin e Librit në Leipzig. Panairi në Leipzig njihet edhe si Panairi i Autorëve dhe Evropës Lindore dhe Juglindore është edhe pse me përmasa më i vogël sesa në Frankfurt është në fokus të jetës kulturore gjermane dhe evropiane çdo pranverë. Me rreth 200.000 vizitorë dhe 3000 botues nga Gjermania dhe vende të ndryshme të botës, sivjet Kosova ka qenë risia e këtij Panairi.
Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës sivjet ka përkrahur Bibliotekën Kombëtare të Kosovës e cila në stendën e saj ka prezantuar botimet më të reja nga Republika e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend