Është veç propagandë. Nuk ka korrupsion te ne. Fushata ka filluar. Paramendojeni sikur…!
Lëre fare, se nuk e paramendoni dot. Duket e paimagjinueshme që mund të ndodhë në shoqërinë tonë, dhe në shoqërinë shqiptare në përgjithësi, prandaj ju lus që ta paramendoni një situatë hipotetike dhe të mos përfshiheni tepër thellë në të. Pra, paramendojeni një ish-të burgosur (i cili në rrethana tona edhe mund të cilësohet si politik), i cili sapo ka dalë nga burgu i sigurisë së lartë, ku e kishin plasur kundërshtarët e tij politik, në luftën e ashpër anti-korrupsion, qysh para zgjedhjeve të kaluara. Pra, ky ish-i burgosuri, viktimë e fushatës së mëhershme anti-korrupsion, ka vendosë të formojë një parti politike.
Paramendojeni gjithashtu situatën e paimagjinueshme sikur të gjitha partitë në pushtet të jenë të korruptuara rëndë dhe, për shkak të korrupsionit të lartë, flasin, më saktë cicërojnë edhe zogjtë në degë, dhe flasin të gjitha kafenetë, përfshirë lagjet më të humbura të kasabave tona.
Tashmë, në imagjinatën tonë jemi duke e paramenduar situatën kur një ish-i korruptuar e kërkon votën e qytetarëve, pikërisht për të luftuar korrupsionin. Motoja e partisë së re është “Korrupsionin nuk na e sjell askush pa dëshirën tonë”.
E formon partinë dhe, për çudi, sallat luksoze të hoteleve, me 5-6 yje, mbushen me luftëtarë. Militantët më të zëshëm të kësaj partie në themelim janë pikërisht miqtë të cilët lideri i ardhshëm i kishte zënë në burg, si hajdut të vegjël por të shkathët, rraxhaxhi të ndryshëm, kriminel ordinerë, me një fjalë elektorat, qytetarë me të drejtë vote të cilët me motivet më të mira për veten e tyre, kishin marrë nga ajo çfarë nuk ishte e tyre, qoftë me mjeshtri, qoftë me forcë, dhe vetëm për mungesë të një avokati të mirë elitar i cili nuk e lë as “Eskobarin” në burg, kishin përfunduar nëpër burgje.
Gjithnjë jemi duke e paramenduar me vështirësi këtë situatë, dhe lus lexuesin të mos futet tepër në të për të humbur kontaktin me realitetin tonë (para)evropian. Pra, fushata është e ashpër, luftë e vërtetë. Ferr i vërtetë nëpër debate televizive. Lideri ynë i ri, i zhurmshëm, nuk lë askënd me folë, dhe në fund gjithnjë mbetet e tija. Në tubimet elektorale, nëpër sheshet e kryeqytetit, masa brohoret e ekzaltuar kundër krimit dhe korrupsionit, dhe mbi të gjitha kërkon ndërrime. Nëpër media pozitës i rrjedhin afera nga më piktoresket, qoftë për korrupsion apo ereksion, por sidoqoftë janë tema që klikohen fort dhe krijohet ideja e ndërrimit të madh se përfundimisht korrupsionit iu thye boshti kurrizor. Po vijnë në pushtet të pakorruptuarit, gëzohet masa.
Në rregull de, tash mos të flasim për të kaluarën. Ky e kishte vuajtur dënimin për krimet e veta dhe, sipas rregullit, nga burgu ka dalë i pastër si loti. E ka kuptuar që korrupsioni është krim i rëndë. Pastaj, duhet ta keni parasysh kush e ka plasur në burg. E futën në burg pikërisht këta që janë aktualisht në pushtet, pra të korruptuarit, dhe jo për tjetër përpos që këta vet të mund të korruptoheshin pa frikë. Kështu, ky mund të llogaritet si hero. Premtimet e tij janë të qarta. Do të fus në burg të gjithë të korruptuarit që të riedukohen dhe më në këtë vend do të lulëzojnë lulet e Xhenetit edhe gjithë lulet e bukura që nuk mund të futen në të dyshimta, si kanabis sativa apo “sativat” e tjera. Do të mbjellim lule në saksi!
Monitoruesit ndërkombëtarë janë në pjesën më të madhe nga Kalabria, Sicilia, dhe rajone simotra nga kontinenti amë, dhe të gjithë kanë ardhur për të na ndihmuar, sidomos për të luftuar krimin e organizuar , bashkë me atë të paorganizuar, i cili sapo përfundon në burg kryen kurset e nevojshme dhe organizohet. Kështu që, ia vlen si preventivë me luftu edhe krimin e paorganizuar.
Tash zgjojuni nga gjumi. Te ne nuk ka korrupsion. Mos e kërkoni në burgje. Mos e kërkoni në parti. Mos e kërkoni në shoqëri. Lufta anti-korrupsion zhvillohet në nivelin më të lartë. Deri sot këtë këshill e udhëhoqën dy presidentë dhe nuk gjetën asgjë. Nuk ka korrupsion. Mos e lodhni kokën fare. Kot flet Evropa, kot flet shoqëria civile.
Fushata mbyllet vetëm me fjalën e mbajtur në Parlamentin e ri, fjalën që na e kujton Skënderbeun. “Korrupsionin nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj”, thërret plot entuziazëm komisionerja e BE-së. Deputetët ngritën në këmbë dhe duartrokitja frenetike zgjat disa minuta.
Korrupsioni, tashmë në opozitë, duartroket. Të gjithë duartrokasin. Të gjithë janë kundër korrupsionit.
Te ne nuk ka korrupsion. As nuk kishte, as nuk na e sollën. Jemi keq pa të!
Në seancën e parë të Parlamentit, opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit të ri dhe krejt kabinetit. Për korrupsion. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!