LAJMI I FUNDIT:

KOMF thirrje për mobilizim pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

KOMF thirrje për mobilizim pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mbajti Konferencën për Media pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF bashkë me organizatat anëtare si pjesë e grupit punues për hartimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, përgjatë 5 viteve ka përfaqësuar organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe ka ofruar ekspertizën dhe mbështetjen e nevojshme me qëllimin të hartimit të një ligji të avancuar që mbron interesin dhe të drejtat e fëmijëve.


Pas finalizimit të Projektligjit, KOMF në vazhdimësi ka apeluar drejt kuvendit për miratimin e tij. Dy ditë pas konferencës së jashtëzakonshme për media të KOMF të mbajtur para dyerve të Kuvendit, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Sot, përmes konferencës për media, KOMF ofroi rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve pas hyrjes në fuqi.

KOMF njoftoi që në të njejtën kohë është duke punuar për hartimin e formulës së financimit të shërbimeve sociale dhe krijimit të grantit specifik për shërbime sociale, në mënyrë që të sigurohet minimumi i financimit të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve. KOMF si pjesë e grupit punues për hartimin e formulës së financimit, siguroi që do ofrojë mbështetjen e nevojshme për paraqitur nevojat reale dhe për të ndarë buxhetin e adekuat për fëmijët.

KOMF rekomandoi krijimin dhe aplikimin sa më parë të grantit specifik për shërbime sociale, i cili në aspektin buxhetor do të mbështesë edhe procesin e implementimit efikas të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF rekomandoi komunat të hartojnë rregulloret dhe strategjitë komunale për të drejtat e fëmijëve në mënyrë që të jenë në linjë me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të funksionalizojnë mekanizmat koordinues komunal të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. KOMF ka mbështetur procesin e hartimit të rregulloreve dhe strategjive për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna, prandaj ofron model referues të gjitha komunave të Kosovës, duke u ofruar atyre një mundësi të replikimit të procesit dhe hartimit të Rregullores Komunale dhe Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve, brenda komunave të tyre.

KOMF shprehu gadishmërinë për mbështetjen në hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF do të monitorojë procesin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve pas hyrjes në fuqi përmes Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është aprovuar dje, me datë 27 Qershor, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori