LAJMI I FUNDIT:

Data e re e zgjedhjeve, në Presidencë hyjnë ambasadorët, Basha mbledh aleatët

Data e re e zgjedhjeve, në Presidencë hyjnë ambasadorët, Basha mbledh aleatët

Në zyrën e Presidentit të Republikës kanë hyrë pak minuta më parë ambasadorët e BE-së, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ata do të diskutojnë me Ilir Metën mbi krizën politike në Shqipëri.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi pas takimit me Ilir Metën se presidenti pritet të dekretojë një datë të re për zgjedhjet lokale, duke qenë se nuk e njeh më 30 qershorin.

Ndërkohë, menjëherë pas deklaratës, Shehi së bashku me anëtarët e tjerë të Grupimit të Djathtë janë nisur drejt selisë blu, aty ku ndodhen në takim kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.


Pritet që në orët në vijim, si nga Presidenca ashtu edhe nga opozita, të ketë deklarata mbi një datë të re të mundshme për zgjedhjet lokale.

Sa i përket mazhorancës, kryeministri Edi Rama nuk i ka komentuar zhvillimet e fundit, por ditën e djeshme refuzoi ftesën e Metës për dialog duke theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor./Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori