Se ç’përmbajnë kërkesat morale nga BE-ja dhe se si është komportimi ndaj tyre, këtë e dinë mjaft mirë njerëzit në Maqedoninë e Veriut. Shumë përpara se qindra mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme të mbërrinin në Gjermani dhe kohë përpara se ky vend i vogël të merrte emrin që mban sot, qeverisë së tij iu desh të ushtrohej me këtë disiplinë.
Asokohe, gati një dekadë përpara, papritur qindra qytetarë nga ky vend i Ballkanit aplikuan për azil në Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo nuk shkon kështu, deklaronin diplomatët gjermanë në Shkup, të alarmuar prej autoriteteve të azilit. Çfarë ka ndodhur? Ishin romët që vinin duke u larguar prej lagjeve të mjerimit. Shpesh ata nuk kërkonin vërtetë azil, por vetëm trajtim mjekësor falas ose thjesht mundoheshin të flinin gjatë një dimri pa ngrica e të ftohtë. Sidoqoftë, ne gjermanëve na vjen keq, por këtë problem duhet ta zgjidhni ju në Maqedoni. Nga njëra anë, lidhur me romët, thuhej se ne nuk jemi racistë dhe nuk bëjmë dallim. Nga ana tjetër: nëse nuk ndërpritet vala e azilkërkuesve ne do të na duhet ta rivendosim detyrimin për vizë.
Kjo konsekuencë mundi të shmanget. Sepse, menjëherë policët maqedonas, me mandatin gjerman u kujdesën që në kufirin me Serbinë të mos largohej më askush që dyshohej se mund të aplikonte për azil në Gjermani apo në Belgjikë. E kush dyshohej? Fare thjeshtë: secili, që dukej se mund t’i përkiste komunitetit rom. “Ej ti”, thoshte kufitari, “zbrit nga autobusi!” Natyrisht që kjo ishte e jashtëligjshme. Gjermanët nuk duhej ta dinin këtë, sepse opinioni reagon me sensibilitet ndaj diskriminimeve etnike. Nëse do të zbulohej se si veprohej në kufi, atëherë do të kishte ndëshkime të forta në “raportin e progresit” që do të pasonte, dëftesa vjetore kjo, ku përcaktohet, nëse vendi kandidat ka shkelur sërish ndonjë kriter të antarësimit ose jo. E, në këtë raport, të drejtat e njeriut qëndrojnë në krye të prioriteteve.
Gjermanët jo vetëm që nuk duhej ta dinin, por as që nuk donin ta dinin. Dy vjet më vonë Bashkimi Evropian u vlerësua me Çmimin Nobel të Paqes. Nëpër kongrese vërshojnë frazat humanitare, ndërsa natën goditet për t’i mbrojtur krahët Perëndimit të pasur: këtë e kanë mësuar shpejt politikanët në Evropën Juglindore. Kur sot në kufirin boshnjako-kroat dhe atë turko-bullgar çdo natë migrantët nga Afrika dhe refugjatët nga Siria dëbohen ilegalisht dhe shpesh kërcënohen e trajtohen brutalisht, publiku i ndjeshëm ndaj të drejtave të njeriut në Perëndim qëndron i heshtur. Në thelb, është pretendruar gjithmonë si diçka që dihet, sikur europiano-lindorët tentojnë drejt nacionalizmit dhe ksenofobisë. Por, vetëm se askush nuk do ta thotë këtë me zë të lartë: sepse nuk duhet pranuar që ka paragjykime nacionale.
Cinikëve qeverisës në rajon, ky dyjëzim perëndimor u vjen për mbarë: ai u shton pikët atyre tek kolegët cinikë perëndimorë, prej të cilëve në rastin e parë të mundshëm mund të kërkojnë ndonjë favor. Në vendet që kanë më pak përvojë me hipokrizinë perëndimore, si në Italinë e mirëfilltë perëndimore, kjo hipokrizi nuk kapërdihet kollaj. Atje ose u përmbahen standardeve evropiane, ose ato vihen tërësisht në modusin e luftës konsekuente ndaj refugjatëve duke u mburrur për këtë. Një rrugë të tretë nuk ka – të paktën jo afatgjatë. Gjermania ende ruan ekuilibrin, bonusi moral që krijoi kancelarja para tre vjetësh e gjysmë ende nuk është shpërbërë tërësisht. Por, nuk është e largët dita kur ai do të humbasë, pak gjasa që kjo të mos ndodhë një gjë e tillë, si triumfi i Trumpizmit.
Kriza e refugjatëve më 2015 kthjelloi për një çast arsyen si rrallë herë. Për vite, vendet e Mesdheut, kryesisht Greqia, u lanë vetëm me detyrën të mbrojnë kufijtë e Evropës, thuhej atëherë me tone vetëkritike në nivelet më të larta qeveritare. Por, duke mësuar nga përvoja u kërkua solidaritet e shpërndarje e drejtë e refugjatëve. Solidariteti i kërkuar mungoi. Asgjë nuk ndodhi, madje përkundrazi, si pasojë Gjermania mbeti e izoluar e rrethuar nga vende skeptike dhe armiqësore ndaj migracionit dhe refugjatëve.
Tani Gjermania po i shpërfaq nën një tjetër dritë përpjekjet e veta humanitare: “Secili ka të drejtën dhe detyrimin të shpëtojë njerëzit në rrezik”, u deklarua nga Berlini, kur së fundi Italia kërcënoi ta nxjerrë në gjyq ekuipazhin e një anijeje shpëtimi që lundronte në Mesdhe. Ne preferojmë të pranojmë të drejtën dhe detyrimin për të shpëtuar njerëzit në rrezik, e kujdesemi ndërkaq që fjalët tona të mos pasohen nga veprat. Nëse së shpejti sërish do të duhet të ndahet barra e migracionit, ju lutem shumë, që duhet të merret parasysh edhe kapitali moral.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj