Rastet me sëmundje të tuberkulozit në Kosovë, kanë shënuar rënie. Megjithatë Kosova vazhdon të mbetet e para në rajon sa i përket rasteve me këtë sëmundje.
Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti, në një intervistë për EkonomiaOnline, thotë se mosha më e prekur me këtë lloj të sëmundjes është ajo rinore.
“Kjo është sëmundje në rënie të dukshme, mirëpo megjithatë Kosova zë vendin e parë në regjion. Nëse e shohim disa të dhëna nga 2000 kur për herë të parë kemi filluar të kemi të dhëna më të sigurta dhe të sakta, që ishin 1764 raste, ndërsa në vitin 2018 numri i të sëmurëve ka rënë në 700 raste. Që do të thotë është zvogëluar numri. Kosova edhe ashtu është në vend që ka një popullatë të re, dhe mosha më e prekur prej kësaj sëmundje është 15 deri në moshën 34 vjeçare”, thotë ajo.
Pulmologia Mehmeti thotë se kushtet për trajtimin e kësaj sëmundjeje janë të mira, edhe pse pranon se gjatë vitit të fundit kanë pasur mungesë të aparaturave adekuate.
Thotë se kjo sëmundje shërohet më lehtë, nëse pacientët diagnostikohen me kohë andaj fton qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë kontrolle të rregullta.
“Kushtet për me i diagnostifikuar i kemi, tash e një vjet nuk është punuar bronkoskopia. Mirëpo tani e kemi marrë bronkoskopin e ri. Kemi marrë një ultrazë për mushkri dhe mund të them se tani ka mundësi diagnostike mjaftë të mira. Fatkeqësia më e madhe është se pacientët po paraqiten vonë, sepse te ne nuk ekziston një kulturë shëndetësore në të cilën pacientë duhet me mendua për veten. Shumë të paktë janë ata që një herë në vit bëjnë një kontroll të detajuar komplet për me pa se ku gjendet”, thotë ajo.
Drejtoresha e Pulmologjisë jep edhe disa këshilla se si të mbrohemi nga kjo sëmundje.
“Ajri sa më i pastër, mundësitë për paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme janë më të vogla. Ne mendojmë më shumë në ndërtimin e banesave dhe tullave se sa në hapësira të gjelbëruara. Sikurse secili prej nesh me mbjellë nga një pemë do të mbjellshin një milion pemë në vjet. Kjo nuk i kushton askujt shumë, po do të kontribuonim shumë në pastrimin e ajrit në gjithë Kosovën”, thotë ajo.
Mehmeti thotë se klinika që ajo drejton ka nevojë për staf profesional, në të kundërtën pacientët detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Megjithatë, thotë se kohëve të fundit vërehet një përmirësim i kushteve në sistemin shëndetësor të vendit.
Kujtojmë se turbekulozi është një infeksion bakterial, i shkaktuar nga bakteri Mycobacterium turbeculosis dhe përhapet nga njëri person te tjetri përmes rrugëve ajrore.
Ai prek kryesisht mushkëritë e pacientit, por ka raste që preken edhe pjesë të tjera të trupit, si gjëndrat, kockat dhe sistemi nervor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova