LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të aksidentit është ndaluar qarkullimi i komunikacionit në rrugën Dellçevë-Shtip

Për shkak të aksidentit është ndaluar qarkullimi i komunikacionit në rrugën Dellçevë-Shtip
Foto: Ilustrim

Në rrugën magjistrale Dellçevë-Shtip sot pasdite rreth orës 18:20 ka ndodhur një aksident në komunikacion, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Aksidenti ka ndodhur tek qendra “Granit”, ndërsa për shkak të ekspertizës dhe pastrimit të rrugës, rruga është e bllokuar për komunikacion./Telegrafi/