Helen Bratt
Shqipëria gjendet në një konflikt të thellë dhe të rrezikshëm që mund të rezultojë në gjakderdhje dhe luftë civile. Për muaj të tërë partitë opozitare dhe mijëra njerëz kanë protestuar në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo krizë politike mund të konsiderohet po aq e tmerrshme sa ajo e vitit 1997 kur Shqipëria përjetoi një kaos total. Por, kjo krizë mund të sjellë pasoja më të këqija se ajo e vitit 1997, sepse kërcënon themelet e vetë shtetit dhe qeverisjes, rendin kushtetues dhe mund të destabilizojë të gjithë rajonin.
Për gjashtë vitet e fundit, përveç nivelit të lartë të korrupsionit në qeveri, trafikimit ndërkombëtar të drogës ku u përfshinë ministri i Brendshëm, Policia e Shtetit dhe madje edhe zyrtarët e Ushtrisë, Qeveria e Ramës ka punuar për të shkatërruar procesin kushtetues në Shqipëri, duke e asgjësuar Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet të ashtuquajturës ‘reformë në drejtësi’, një eksperiment i përdorur vetëm për të mundësuar kontrollin e tij të plotë mbi sistemin gjyqësor.
Vendi është aktualisht pa një Gjykatë Kushtetuese, me një Parlament me 122 vende nga 140, nën kontrollin e tij, me një Prokurore të Përgjithshme të emëruar kundër Kushtetutës dhe vullnetit të faktorëve politikë dhe publikë, dhe kohët e fundit ai ka paraqitur në Parlament kërkesën zyrtare për të larguar nga detyra Presidentin e Republikës, institucioni i vetëm që është ende funksional dhe që garanton unitetin e popullit. Dekreti i lëshuar nga Presidenti për anulimin e 30 qershorit synonte shmangien e konfliktit civil dhe ofroi një shans për dialog midis palëve politike. Por, me kokëfortësinë e tij Edi Rama ishte i vendosur të përshkallëzonte krizën dhe të nxiste largimin e Presidentit nga zyra.
Kjo është një diktaturë e pastër.
Shumë përgjime u publikuan ditët e fundit nga gazeta gjermane “Bild”, mbi zyrtarë në qeverinë e Ramës duke folur me figura të krimit të organizuar në vend për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017. Kryeministri Rama, ministri Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Vangjush Dako, u kapën në këto përgjime. Ky zbulim shkaktoi trazira masive civile dhe opozita kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Në çdo vend demokratik, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqje, por si përgjigje ndaj këtij skandali, Rama e shtyu zyrën e Prokurorisë që të shoqëronte me forcë Lulzim Bashën, kreun e opozitës, për marrjen në pyetje, duke e frikësuar atë me një arrestim të mundshëm dhe duke vepruar më tej për largimin i Presidentit të Republikës nga detyra.
Me një Parlament të paligjshëm nën kontroll, Prokuroren e Përgjithshme nën urdhrat e tij, me udhëheqësin e opozitës në burg, me Presidentin e Republikës të shkarkuar nga detyra, me Komisionin Qendror Zgjedhor në dispozicion për të shkelur çdo ligj, me ushtrinë të gatshme për të ndërhyrë nën komandën e tij, me shumë diplomatë të BE dhe të vendeve të huaja në listën e tij të pagave, Edi Rama ka rrugën e lirë për të mbajtur zgjedhjet më 30 qershor, duke hyrë i vetëm në zgjedhje, e duke i fituar të gjitha 61 bashkitë e Shqipërisë.
Ky plan nuk është tjetër veçse një grusht shteti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit