Investimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorëve gjermanë po arrijnë që ta zhvillojnë sektorin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori dhe duke gjeneruar vende të reja të punës.
Kështu është thënë sot gjatë vizitës që zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt i kanë bërë Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) dhe Qendrës Edukuese të Fermerëve në Komunën e Vushtrrisë.
Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi ka theksuar se IADK-ja me punën dhe përkushtimin e stafit profesional, përmes donacioneve nga GIZ – CETEP dhe partnerët tjerë gjermanë, ka mbështetur dhe po vazhdon të mbështesë qindra fermerë të vegjël anekënd vendit në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi, e sidomos sektorin e bimëve aromatike mjekësore dhe atë të frutave të malit në veçanti.
“Produktet Made in Kosova, bimët aromatike mjekësore dhe frutat e malit suksesshëm kanë depërtuar në tregjet europiane, ku eksporti i tyre në vendet e rajonit dhe Europës ka arritur në 95%”, ka thënë Krasniqi.
Gjatë kësaj vizite, ai ka falënderuar donatorët gjermanë dhe stafin e IADK-së për angazhimin e tyre në fuqizimin e bujqësisë në Kosovë.
Me këtë rast, ata kanë vizituar edhe disa fermer përfitues të granteve investive në Studime të Epërme dhe të Poshtme të Vushtrrisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'