Vera e zezë shërben si masë parandaluese e sëmundjeve iskemike të zemrës, kurse vera e bardhë i forcon mushkëritë
Sipas një studimi të bërë në klinikën e universitetit Buffalo në SHBA, publikuar përmes Forumit gjerman për verë dhe shëndet si dhe në Austri përmes listës profesionale “Winzer”, vërtetohet se vera e kuqe ka më shumë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut sesa vera e bardhë, për shkak se përmbajtja substanciale në verërat e kuqe është më e madh, transmeton Telegrafi.
Vera ka ndikim pozitiv në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo i atribuohet polifenoleve që gjenden në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq.
Këtë efekt e arrijnë duke e penguar prodhimin e një substance në trupin e njeriut që quhet endotelin-1 e që është përgjegjëse për ngurtësimin e enëve të gjakut (arterosklerozës).
Përdorimi i një gote verë të bardhë në ditë, ul rrezikun për kancer të mushkërive për 13%, kurse marrja e dy gotave në ditë, ul këtë rrezik për 26%.
Kjo i atribuohet dy substancave që gjenden në këtë verë, taninit dhe risveratrolit. Këto dy substanca mendohet që veprojnë duke e penguar rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë