Rainer Sollich
Një video bardhezi e Ushtrisë së SHBA-së, me filmime të paqëndrueshme, tregon me gjasë një ekip të gardistëve iranianë të revolucionit, gjatë një aksioni me një skaf në ngushticën detare të Hormuzit. Sipas paraqitjes amerikane, ushtarët elitë iranianë largojnë një minë ngjitëse, e cila nuk shpërtheu gjatë aksionit në trupin e anijes cisternë “Kokuka Courageous”. Largimi i kësaj prove nga Irani, tregon se Teherani qëndron pas sulmit ndaj dy anijeve në ngushticën e Hormuzit – ky është të paktën këndvështrimi zyrtar amerikan.
A është ky rasti i të famshmit “Gunsmoke”, pra “prova” me të cilën autorët e kapur duke kryer aktin mund të justifikojë një masë politike dhe ushtarake ndëshkimi? A mundemi ta besojmë përmbajtjen dhe ngjarjen e videos të ofruar nga SHBA?
Dyshimet që mund të lindin kanë një bazë, sepse lufta kundër diktatorit iranian Saddam Hussain më 2003 u bë tërësisht bazuar në supozime të rreme të qeverisë së atëhershme të SHBA-së. Po ashtu, ne jetojmë sot në kohën e digjitalizimit gjithnjë e më të madh, kur bëhet gjithnjë e më i lehtë manipulimi me profesionalizëm të lartë i videove e dëshmive të tjera. Në shikim të parë duket si jo logjike që Irani (madje edhe vetë fraksioni i përfaqësuesve të vijës së fortë atje) t’i ofrojë vullnetarisht një arsye të mundshme për luftë SHBA-së, sepse në sfondin e raporteve të forcave ushtarake, në fund ai vetëm mund të humbasë. Kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, ekspertët tërheqin vëmendjen se gardat iraniane të revolucionit vërtetë kanë “ekspertizë” me minat ngjitëse – dhe që Teherani edhe në të kaluarën disa herë ka kërcënuar, se në rast konflikti do ta sabotojë qarkullimin e lirë të anijeve aq të rëndësishëm për ekonominë botërore, e veçanërisht për tregtinë e naftës në ngushticën e Hormuzit. Sulmi ndaj dy anijeve cisternë pra mund të interpretohet si një përpjekje e Iranit, për të demonstruar forcën ushtarake. E, në këtë mënyrë për t’i treguar SHBA-së se ne kemi metodat tona, nuk lejojmë të na imponoheni!
Por, ky është një spekulim. Po ashtu, sikurse është spekulim që pas sulmeve të supozohet një komplot amerikano-saudito-izraelit, sikurse la të nënkuptohet udhëheqja e Iranit dhe sikurse në Gjermani e në vendet arabe kanë vërshuar komentet kritike ndaj SHBA-së në rrjetet sociale. Është e vërtetë se motive të mundshme për të manipuluar për një “Casus Belli” mund të gjenden si në SHBA edhe në Izrael apo në shtetet e Gjirit për arsye të interesave në politikën e jashtme dhe atyre strategjike. Por ka po aq shumë motive po kaq bindëse, që flasin kundër kësaj – e madje edhe nga ana e presidentit amerikan. Donald Trump është zgjedhur prej përkrahësve të tij edhe që SHBA-ja të tërhiqet ushtarakisht nga Lindja e Mesme. Një luftë kundër Iranit do të ishte me gjasë me shumë humbje dhe e pamundur të fitohet pa trupat e këmbësorisë. Nëse ushtarët e SHBA-së mund të bien në këtë luftë, nuk do të rriteshin shanset që Trump të rizgjidhet në fund të 2020.
Por, për fat të keq mund, të arrish në konkluzionin, se kushdo që të qëndrojë pas provokimit në Hormuz – në konstelacionin aktual ka forca, të cilat përkundër çdo arsyeje politike dhe humanitare me vetëdije e marrin parasysh rrezikun e një lufte ose në rastin më të keq e konsiderojnë atë sipas interesit të tyre si një “zgjidhje” në konfliktin e tyre me palën kundërshtare. Në këtë rast duhet vetëm që t’i paralajmërosh ato. Një luftë në Gjirin Persik do të kishte pasoja fatale për shumë vende të rajonit, veçanërisht për ato, ku milicët e financuar nga Irani janë aktivë, si në Jemen, Siri, Irak e Liban. Edhe Izraeli, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të prekeshin – këto dy të fundit përballen qysh sot me sulmet e Hutëve nga Jemeni me financime iraniane. Një luftë e tillë do të kishte vetëm të humbur, Duhet bërë gjithçka, për ta penguar atë – edhe nga ana e Gjermanisë dhe Evropës me mjetet e saj të kufizuara. Megjithatë, ekziston droja, se lufta, që nuk e do askush, tashmë po afron.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj