LAJMI I FUNDIT:

Thënie inspiruese për t’ju ndihmuar t’i tejkaloni të gjitha sfidat e jetës

Thënie inspiruese për t’ju ndihmuar t’i tejkaloni të gjitha sfidat e jetës

Shpeshherë jeta na vështirësohet secilit prej neve.

Shefi na bën presion për shkak se nuk e kemi kryer punën siç duhet, një shpenzim i pa pritur na vështirëson gjendjen financiare, një anëtar i familjes sëmuret, etj., transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë, thjesht nuk mund të pushojmë nga të këqijat që na ndodhin në jetë.


Por, problemi është se sfidat e tilla shpeshherë na lodhin aq shumë saqë na bëjnë të heqim dorë nga ëndrrat dhe qëllimet që i kemi.

Ju duhet të keni parasysh se heqja dorë asnjëherë nuk i largon sfidat.

E vetmja mënyrë se si mund të ballafaqoheni me sfidat që i keni është duke iu dalë atyre përballë – dhe kjo kërkon motivim të fuqishëm dhe vepra.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më të fuqishme inspiruese që ju ndihmojnë t’i tejkaloni sfidat.

– “Një person që asnjëherë nuk ka gabuar nuk ka provuar asnjëherë diçka të re” – Albert Einstein

– “Nuk mund ta ndryshojë drejtimin e erës, por mund t’i rregullojë velat e anijes që gjithmonë të arrijë në destinacionin tim” – Jimmy Dean

– “20 vjet nga tash do të zhgënjeheni më shumë nga gjërat që nuk i keni bërë sesa nga gjërat që i keni bërë. Eksploroni. Ëndërroni. Zbuloni” – Mark Twain

– “Një fitimtar është një ëndërrimtar që nuk heq dorë” – Nelson Mandela

– “Pavarësisht se a mendoni që mundeni apo mendoni se nuk mundeni, ju gjithmonë keni të drejtë” – Henry Ford

– “Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shpeshherë shikojmë aq gjatë në derën e mbyllur saqë nuk e shohim se një tjetër është hapur për ne” – Helen Keller

– “Çdo gjë që gjithmonë e keni dëshiruar është në anën tjetër të frikës” – George Addair

– “Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulësi” – Amelia Earhart

– “Jeta është 10% çfarë më ndodh mua dhe 90% se si unë reagoj” – Charles Swindoll

– “Thjesht nuk mund ta mposhtni personin që asnjëherë nuk heq dorë” – Babe Ruth

– “Nuk ka të bëjë me atë se a nokautoheni, por me atë se a ngriteni prapë” – Vince Lombardi

– “Të gjitha ëndrrat tona mund të realizohen nëse e kemi kurajën t’i ndjekim ato” – Walt Disney. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Dizajn dhe Arkitekturë
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori