LAJMI I FUNDIT:

U sulmua me vezë, Kastrati thotë se do të vazhdojë me reformën, i gatshëm të paguaj çdo çmim

U sulmua me vezë, Kastrati thotë se do të vazhdojë me reformën, i gatshëm të paguaj çdo çmim

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas sulmit që i është bërë dje në fshatin Hodonoc, derisa ishte duke diskutuar me prindërit, nxënësit dhe banorët e fshatit për reforma në arsim.

Kastrati përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se i vjen keq që gjatë ditës së djeshme janë keqpërdorur fëmijët për të bërë zhurmë dhe për të gjuajtur me vezë veturën në të cilën ai ishte, dhe se i është dashtë të ndërpret diskutimi me prindër, nxënëset dhe banorët e fshatit për shkak të zhurmës, transmeton Telegrafi.

Qëndron Kastrati sulmohet në Hodonoc të Kamenicës, refuzohet mbyllja e shkollës (Video)
Lexo po ashtu Qëndron Kastrati sulmohet në Hodonoc të Kamenicës, refuzohet mbyllja e shkollës (Video)

I pari i Kamenicës ka theksuar se do të vazhdojë të diskutojë me secilin banorë për idenë e reformës dhe vlefshmërinë e saj. Ai ka shtuar se e ka ditur që nga fillimi se Reforma mund të i kushtojë, por që është i bindur se prej saj do të përfitojnë nxënësit.


Shkrimi i plotë:

“Ishim ne Karaqevë të Poshtme dhe në Hodonoc për të vazhduar me diskutimet për Reformën.

Në Karaqevë të Poshtme debati ishte i dobishëm për të gjithë pjesëmarrësit. Argumentet e secilit janë shumë të vlefshme për ne.

Fatkeqësisht në Hodonoc një grup i vogël i njerëzve na pengoi që të diskutojmë me prindërit e nxënësve dhe banorët e fshatit. Po e them fatkeqësisht sepse shumica e pjesëmarrësve ishin të interesuar për diskutime dhe debat të hapur. Gjithashtu, më vjen shumë keq që kishin keqpërdorur fëmijët për të bërë zhurmë dhe pastaj për të gjuajtur me vezë veturën në të cilën isha unë . Do t’i shkojmë deri në fund hulumtimit të organizatorëve që janë në gjendje të keqpërdorin fëmijët për interesa të tyre.

Megjithë kundërshtimet pa shpjegim të atyre pak njerëzve për të mos filluar fare takimin, me insistimin tim dhe banorëve të tjerë u futëm në shkollë për të diskutuar me ta. Të shtyer nga organizatorët, nxënësit u treguan shumë të zhurmshëm dhe nga pamundësia për t’u dëgjuar fjalët që do të thoshim të gjithë, u detyruam ta ndërprejmë diskutimin.

Protesta dhe format e tjera të mosbindjes janë normale për ne. Por, kur ato përdoren për ta ndaluar perspektivën zhvillimore të fëmijëve, kur nuk kanë mesazh, por veç zhurmë, kundërshtimi i ngjanë frikës konservatore nga përparimi. Ne do të vazhdojmë të jemi afër qytetarëve, për t’i dëgjuar të gjitha diskutimet, edhe nëse jemi të “rrezikuar” nga aksionet simbolike.

Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me secilin banorë për idenë e reformës dhe vlefshmërinë e saj. E kam ditur që nga fillimi se Reforma mund të më kushtojë mua, por jam i binduar se prej saj përfitojnë nxënësit. Prandaj, jam i gatshëm ta paguaj çdo çmim”./Telegrafi/