Në Kuvendin e Kosovës sot është diskutuar për integrimin e shtetasve kosovarë të kthyer nga zona e konfliktit të Sirisë.
Nga institucionet e përfshira direkt në kthimin dhe ri-integrimin e tyre u tha se ky proces do të zgjasë, por që të kthyerit do të trajtohen në secilën formë, ndërkohë që fëmijët do të marrin arsimimin dhe edukimin e nevojshëm.
Në tryezën e organizuar nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri, ku u diskutua lidhur me integrimin e shtetasve kosovarë dhe familjarëve të tyre të kthyer nga lufta në Siri, institucionet e përfshira në këtë rast treguan se deri ku ka shkuar procesi i ri-integrimit.
Major Blerim Rama, i cili udhëheq me Drejtorinë kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, tha se sfidat që po paraqitën tani, pas kthimit të tyre, janë sigurimi dhe përdorimi i provave të procedurës penale, për veprimet që shtetasit kosovarë kanë kryer në zonën e konfliktit në Siri.
Duke folur për ata që ishin luftëtarë në Siri, ai tha se përdorimi i provave del të jetë problematik.
Rama tha se nga takimet që po zhvillojnë me gratë e kthyera nga Siria, që tashmë janë në arrest shtëpiak, kanë ngritur dilemat se a duhet të njëjtat t’i rrisin fëmijët, meqë ato nuk duken të jenë të kthyera në sistemin e shtetit të Kosovës.
“Një sfidë dhe praktikë, që po kontaktojmë me partnerët tanë po del se shtetet po i trajtojnë gratë në forma të ndryshme – disa po i shohin si viktima, disa po i trajtojnë si të dyshimta. Për momentin ne kemi filluar t’i trajtojmë si të dyshimta, të shohim çka po na tregohet, ku janë gjendur, çka kanë bërë, me kohë do t’i marrin vendimet institucionet përkatëse. Një sfidë që e kemi potencuar si drejtori nga takimet që kemi pasur me këto gra, është se a janë këto gra të duhura t’i rritin këta fëmijë, çka duhet bërë ne si institucione që këta fëmijë mos me na i marrë sikur u morën në 2012, 2013, që i dërguan në Siri, çka duhet të bëjë shteti, cilat veprime t’i ndërmarrë. Jo të gjithë, por me disa, nëse këta fëmijë rriten vetëm brenda shtëpisë, nuk e di me çka do të merremi kur këta t’i bëjnë 20-vjeç. Kjo është temë që duhet diskutuar”, tha ai.
Mensur Hoti nga Departamenti për Siguri në Ministrinë për Punë të Brendshme, tha se shqetësim kryesor kanë pasur shëndetin e të kthyerve.
“Shqetësimi kryesor ka qenë, a ka mundësi që të bartin ndonjë sëmundje, e cila mund të rrezikojë sigurinë publike, për popullatën ose familjet. Për me përmbyll është deklaruar Instituti i Shëndetit Publik. Kemi ardhur në përfundim që nuk rrezikohemi prej sëmundjeve që mund të përhapen dhe pas marrjes së dokumenteve dhe procedurave të tjera, ne këta qytetarë i kemi liruar për në shtëpi. Gratë, të gjitha janë në arrest shtëpiak. Para një kohe, kjo masë është vazhduar edhe për dy muaj të tjerë. Angazhimi kryesor i MPB-së pastaj ka pasur të bëjë me rehabilitimin”, tha ai.
Ndërsa zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Eset Sahiti tha se të gjithë fëmijët në shtator do të integrohen në sistemin arsimor.
“MASHT në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe komunat ofron edhe mësimin në qendrën korrektuese dhe burgjet e Kosovës, tashmë nga Ministria e Punëve të Brendshme i kemi edhe të dhënat për numrin e të kthyerve dhe ne do të hartojmë një plan detal dhe presim ose garantojmë, që në shtator të gjithë fëmijët e kthyer do të integrohen në sistemin arsimor”, tha ai.
Sahiti ka bërë të ditur se MASHT ka të hartuar një udhëzim administrativ për nxënësit që kanë migruar, i cili parasheh ri-sistemimin e tyre në shkollat përkatëse. Gjithashtu, theksoi se nxënësve u mundësohet vazhdimi i mësimit në shkollat ku kanë qenë të regjistruar.
Ai tha se për fëmijët e riatdhesuar MASHT ka të përcaktuar kriteret dhe procedurat e organizimit të mësimit, ndërkohë që edhe për të rriturit e riatdhesuar tha se ekziston mundësia e arsimimit
Ndryshe, në prill të këtij viti, shteti i Kosovës ka arritur të kthejë 110 qytetarë nga zonat e konfliktit në Siri, në mesin e tyre 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë. Operacioni i institucioneve të Kosovës është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City