LAJMI I FUNDIT:

Cila ka qenë puna e parë e shumicës së miliarderëve dhe milionerëve?

Cila ka qenë puna e parë e shumicës së miliarderëve dhe milionerëve?

Ka miliarda arsye se përse duhet ta bëni këtë punë edhe ju!

Shumica e miliarderëve dhe milionerëve të sotëm dikur kanë punuar në shitje – një fakt të cilin e konsiderojnë si krucial për suksesin e tyre momental, sipas hulumtimeve të kryera nga sociologu dhe historiani Rainer Zitelmann, transmeton Telegrafi.


Zitelmann i ka intervistuar 45 individë, pasuria e të cilëve ka qenë nga disa milionë deri në disa miliardë.

“Deri sot. Hulumtuesit ose e kanë nënvlerësuar ose e kanë injoruar krejtësisht rolin kritik të aftësive të shitjes tek individët që kanë pasuri shumë të madhe”, ka treguar Zitelmann.

“Sipas atyre që janë përfshirë në studimin tonë, puna e tillë ka qenë faktori që i ka shpirë ata drejt suksesit”, ka shtuar ai.

Dhe është e vërtetë, 2 nga 3 personat e intervistuar kanë raportuar se talenti i tyre si agjent të shitjes kanë luajtur faktor të rëndësishëm në suksesin financiar që e kanë.

Por, çfarë lloj pune të shitjes kanë pasur ata në të kaluarën?

Epo, siç duket ata kanë shitur gjithçka – nga stolitë, kozmetika e deri te radiot e përdorura të veturave.

Kanye West dikur ka punuar si agjent i shitjes në Gap; Johnny Depp dhe Jennifer Aniston kanë punuar në telemarketing; drejtori i Netflix ka qenë shitës i vakuumeve pastrues.

Ekspertët thonë se nuk është koincidencë fakti se njerëzit e suksesshëm kanë aftësi të mira të shitjes – këto aftësi janë shumë të vlefshme sepse çdo kompani varet gna shitja! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori