LAJMI I FUNDIT:

Refuzimi i inkluzivitetit

Refuzimi i inkluzivitetit

1.

Në Gjilan, diku kah mesi i viteve të ‘70-ta të shekullit të kaluar, ditën e panaxhyrit, një rom e kishte vnu nji plis n’kry e kish dalë n’qytet. Gabim shumë i madh! Hala pa mbërri në qendër, aty te përmendorja, e kishin zanë nja dy-tre shqiptarë dhe e rrehin e sosin. Ylym për qylym e kishin ba romin e ngratë, i cili mezi kish pshtu gjallë.

Arsyeja që e kishin rrehë? “Bishti i magjupit me vnu n’kry kapuq t’shiptarit”! Arsyetim tërësisht racist.


Romi, me këtë veprim, me siguri ka dashtë që të manifestojë edhe publikisht se dëshiron të bëhet shqiptar. Simbolikë dhe veprim i dështuar i romit kosovar.

Në Gjilan kanë qenë nja dy a tre romë tjerë që bartnin plisa, po kurrë nuk e di pse nuk i kanë rrehë edhe ata. Apo, ndoshta i kanë rrehë dhe unë nuk e kam marrë vesh, por ata plisat nuk i kanë hjekë nga koka.

2.

Disa vite më vonë, po ashtu në Gjilan, isha duke ecë rrugës me një kusheri, i cili ishte dy herë më i vjetër se unë. E pamë një kolonë të njerëzve që e çonin një të vdekur te vorret. Kur e morëm vesh se kush kishte vdekë, kusherini m’u drejtu e tha: ‘Ah, paska dekë ai tyrqelia’.

‘Shqiptar bre u konë’ – i thashë unë.

Ai, pa një pa dy, ma kthei: ’Leje bre se ti je i ri e nuk i di do punë. Unë vet, me veshtë e mi, e kam ni tu folë tyrqe’.

Argumenti i kusherinit tim përmbante elemente qesharake, por më shumë tragjike.

3.

Shqiptarët janë refuzues të inkluzivitetit dhe, si të tillë, të prapambetur. Kurrsesi nuk mundesh me hy brenda bashkësisë së tyre etnike apo kombëtare pasi që kanë vendosë roje te dera. Në Gjilan ka pasë raste që shqiptarët janë bërë serbë. Së paku unë e di një rast. Por, asnjë joshqiptarë nuk ka mundur të bëhet shqiptar edhe pse kanë shprehë dëshirë. Shqiptarët nuk lejojnë me hy brenda tyre e me u shkri me ta. Ata që kanë lindur nga martesat e përziera, nga nënat boshnjake, turke, sidomos serbe, janë shikuar me dyshim të madh dhe janë konsideruar se kanë hy në rrethin shqiptar pa i plotësuar të gjitha kushtet.

Por, shqiptarët e kanë lanë derën çelë për me dalë nga mesi i tyre dhe me u asimilu në të tjerë. Kjo është veti e popujve primitivë. Veç popujt e kulturuar kanë fuqi asimiluese.

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Kalo në kategori