LAJMI I FUNDIT:

Angjushev: Duam që çdo qytet të jetë i bukur, jo vetëm dy

Angjushev: Duam që çdo qytet të jetë i bukur, jo vetëm dy

Qeveria sot miratoi 17 vendime për të mbështetur zhvillimin rural në komuna. Me këtë, zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski dhe Drejtori i Agjencisë së Pagesave Nikollçe Babovski po fillojnë të realizojnë projektet e planifikuara për një cilësi më të mirë për jetesë përmes rindërtimit dhe zhvillimit të fshatrave, modernizimit të infrastrukturës, ndërtimit të rrugëve drejt zonave bujqësore, ruajtjen dhe promovimin e vlerave tradicionale.

Deri tek Qeveria për mbështetje të zhvillimit rural, janë pranuar 202 kërkesa nga gjithsej 2.407.773.354 denarë nga 80 komuna dhe tetë rajone të planifikimit.

“Për të përmirësuar cilësinë e jetës në zonat rurale, janë pranuar 76 kërkesa prej 1.120.188.483 denarë, për rindërtimin dhe zhvillimin e fshatrave kemi 64 kërkesa për 624.077.365 denarë, janë dorëzuar 62 kërkesa për mirëmbajtjen dhe promovimin e vlerave tradicionale prej 663.507.505 denarë, për investime në infrastrukturën e tregut, gjashtë kërkesa prej 41.269.924 denarë dhe për rrugë për tokën bujqësore 27 kërkesa prej 25.338.173 denarë”, informoi Angjushev në konferencë për shtyp në Qeveri.


Është në proces, tha ai, përpunimi administrativ i kërkesave, edhe pse disa nga shumat janë miratuar tashmë. Kjo, shtoi Angjushev, është veprimi i parë në masë për zhvillimin e zonave rurale. Duam, tha ai, që të shikojmë vendin pa baltë, çdo qytet të jetë i bukur, ndërsa jo vetëm dy.

Sipas Babovskit gëzon fakti se edhe komunat më të vogla do të aktivizohen për shfrytëzimin e mjeteve dhe realizimin e projekteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori