LAJMI I FUNDIT:

Katër shenjat e qarta që tregojnë se partneri po ju tradhton

Katër shenjat e qarta që tregojnë se partneri po ju tradhton

Nuk ka nevojë as të diskutohet kjo: të tradhtoheni është një prej gjërave më të këqija që ekziston!

Por, ndonjëherë ju mund të keni dyshime se a po ju tradhton partneri/partnerja edhe pa e ditur saktë të vërtetën, transmeton Telegrafi.


Ta pyetni partnerin se a po ju tradhton është gjë e vështirë për t’u bërë, plus përgjigja jo domosdoshmërish është e vërtetë.

Kështu, Celia Schweyer, eksperte e lidhjeve, ka treguar për shenjat nga të cilat duhet të keni kujdes nëse mendoni se partneri po ju tradhton.

Papritmas nuk mund ta kontaktoni atë
Kur puna e partnerit ia bën atij të vështirë ta kontaktoni, kjo nuk nënkupton se është duke tradhtuar.

Sidoqoftë, mund të jetë shenjë e qartë e tradhtisë nëse papritmas atë nuk mund ta kontaktoni dhe këtë nuk e keni pasur problem më herët.

Lidhja dhe intimiteti fillojnë të shuhen
Intimiteti dhe lidhja janë disa faktorë që e përcaktojnë forcën e një lidhje. Posa të ndiheni se ato janë duke ndërtuar mur mes juve dyve, atëherë ju duhet të filloni të zbuloni se çfarë po ndodh.

Zakonisht fillohet me më pak komunikim, mungesë gatishmërie për të dalë, zemërime të lehta, etj.

Bëhet më i/e fshehtë
Thirrjet telefonike nuk janë gjëja e vetme që i fshehin. Nëse nuk ju lejon t’ia prekni telefonin ose nëse e ka ndryshuar fjalëkalimin për të mos e ditur ju, atëherë kujdes.

Ka ndryshuar jeta seksuale
A ka ndryshuar jeta juaj seksuale në mënyrë drastike? A jeni duke bërë seks më rrallë se zakonisht? Atëherë, përveç se mungesa e seksit mund të jetë shenjë e nivelit të ulët të libidosë, ndonjëherë mund të jetë edhe shenjë e diçkaje më serioze – tradhtisë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?

Kërshëri
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Ja se si përgatiten femrat për të bërë seks!

Ja se si përgatiten femrat për të bërë seks!

Lifestyle
Kalo në kategori