LAJMI I FUNDIT:

MZHE: Termocentrali ‘Kosova e Re’ fillon të prodhojë rrymë në vitin 2023

MZHE: Termocentrali ‘Kosova e Re’ fillon të prodhojë rrymë në vitin 2023

Pak kohë më parë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) publikoi infografiken e re të sektorit të energjisë në Kosovë, përmes së cilës sqaroi gjithë procesin e tenderimit për termocentralin “Kosova e Re”, që në vend pritet të sjellë investime nga gjiganti amerikan General Electric.

Procesi i tenderimit ishte bërë në përputhje me procedura të Bankës Botërore.


“Pas një procesi konkurrues dhe të hapur prokurimi në përputhje me kërkesat materiale të rregullave të Bankës Botërore, më 3 maj 2019, investitori Contour Global dhe Qeveria e Kosovës kanë njoftuar përzgjedhjen e konsorciumit të kompanive të General Electric si ofertues të preferuar në tenderin për inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjate për projektin e termocentralit ‘Kosova e Re'”, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

Përzgjedhja e General Electric, i hapë rrugë investitorit Contour Global për hapjen e negociatave të mëtejshme me qëllim të arritjes së një marrëveshje mbi kushtet përfundimtare.

“Qeveria e Kosovës do të ushtrojë të drejtat e saja për pjesëmarrje në procesin e negociatave me qëllim që të sigurojë marrëveshje e cila reflekton interesin e qytetarëve të Kosovës”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Contour Global pritet që shumë shpejtë të sjellë pakon përfundimtare të financimit të termocentralit të ri.

“Pas përmbylljes së këtyre etapave do të fillojnë punimet për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, ndërsa operimi do të fillojë në vitin 2023”, përfundon njoftimi.

Artikull i sponsorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori