LAJMI I FUNDIT:

Modernizimi i Kodrës së Diellit mbetet vetëm premtim (Video)

Modernizimi i Kodrës së Diellit mbetet vetëm premtim (Video)

ELEM Turs ende nuk ka bërë asnjë hap në drejtim të përpilimit të studimit të fizibilitetit për Kodrën e Diellit. Ditë më parë është publikuar thirrja publike për gjetjen e një kompanie për kryerjen e studimit të fizibilitetit, megjithatë, vetëm në gjuhën maqedonase, dhe jo edhe në gjuhën angleze që të mund të konkurrojnë edhe kompani të jashtme. Drejtori i ELEM Turs, Xhemail Jusufi nuk sqaron se përse nuk është publikuar oferta edhe në gjuhën angleze, ndërkohë që premton edhe një herë se, brenda tre muajsh kjo procedurë do të përfundojë.

“Interesimi është i madh, do fillojë edhe përzgjedhja e kompanive dhe presim që në afat të paraparë ligjor të kryhen edhe këto shërbime. Analiza financiare do merr rreth një muaj kohë, kurse studimi i fizibilitetit në dy drejtime sipas ligjit për partneritet privat – publik dhe propozim model për shitje do jetë diku deri në tre muaj. Gjatë verës shpresojmë këto të mbyllen dhe t`i dorëzohen Shoqatës aksionare ESM si themeluese e Elem Tursit dhe Qeverisë, që do vendos se çka më tutje me Ski qendrën”, tha Xhemali Jusufi, Drejtor i ELEM Turs.

Ndaj kësaj deklarate, kanë reaguar drejtuesit e nismës Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit, të cilët akuzojnë Qeverinë dhe ELEM Tursin se, vetëm po blejnë kohë dhe nuk ndërmarrin asgjë konkrete.


“ELEM Turs në ueb faqen e saj ka paraqit një kërkesë të fizibiliti studimit e që ne e kërkuam të jetë edhe në gjuhën angleze për ta çuar edhe kompanive me renome botërore, por e njëjta nuk gjendet në gjuhën angleze por vetëm në gjuhën maqedonase. Shihet qartë se bëhet vetëm politikë që të zgjidhet cila kompani e vendit do e punojë atë studim. Fizibiliti studimi për Kodrën e Diellit ende nuk ka filluar. Është blerje kohe e kryeministrit që nuk interesohet për këtë vend, kurse zotëri Angjushev flet për projekt lokal dhe jo për Qeveritar, pra projektin lokal që e përmendi për vikend shtëpizat rrugën dhe infrastrukturën e tyre”, u shpreh Hamdi Sulemani nga Nisma ta shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Ditë më parë janë bërë edhe testimet e teleferikut me gjashtë ulëse, por, edhe për kundër kësaj, ende askush nuk precizon nëse i njëjti do futet në përdorim këtë vit./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=w1BC3ey9uc4

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori