Të harrosh ish- të dashurin mund të jetë proces i shkurtër dhe i ëmbël ashtu siç mund të duket i pafund dhe i dhimbshëm
Ndonjëherë na duket e pabesueshme sesi ai kalon ende në mendjen tonë, edhe pas muajsh a vitesh të ndarë. Po ai mëngjesi pasi e ke parë në ëndërr gjatë gjithë natës?
Pse ta shihje? Ç’tregon kjo?! Ok, e dimë që mendimi i parë është frika se mos jeni ende të dashuruara me të, por bëni durim.
Të shohësh në ëndërr ish-të dashurin është krejt normale dhe më shumë se për të, kjo ëndërr flet për ty!
Kur jemi të dashuruar dhe në marrëdhënie me dikë, ne përvetësojmë shumë prej tij/saj. Sjelljet tona familjarizohen gjithnjë e më tepër dhe gjasat që të marrim tipare nga personaliteti i tij janë të mëdha.
Falë kësaj lidhjeje intime, nëse shihni në ëndërr atë pas shumë kohësh, është sepse ndoshta jeni duke u përpjekur të bëni paqe me pjesë të vetes suaj që i keni dedikuar më shumë atij. Kështu, mos e përdorni si një arsyetim për t’i shkruar.
Po nëse ëndërroni sikur po tradhtoni partnerin aktual me ish-in?
Kjo e komplikon paksa situatën. Të ëndërrosh për dikë tjetër kur je në një lidhje është e sikletshme, por bëhet dyfish kur dikushi është ish-i. Kujtoni se ëndrrat s’mund t’i kontrolloni. Vetëm se ëndërruat një tradhti me të, s’do të thotë që kjo do të ndodhë.
Ç’kuptim ka ëndrra?
Të tradhtosh në ëndërr do të thotë se ka diçka në jetën reale për të cilën ndiheni në faj. Mund të jetë një gabim që keni bërë në një situatë të caktuar ose mendoni që s’po jepni mjaftueshëm në lidhje.
Përsa i përket ish-it, ndoshta sërish ka diçka që ju ka mbetur peng nga ndarja me të. Ose thjesht trurit i është bërë zakon një fantazi e tillë. Nëse e keni harruar apo jo, e ndjeni në qindra mënyra të tjera, ëndrra nuk thotë asgjë! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Numerologjia – numrat dhe fati
Kur një mashkull ‘mbërthehet’ nga dashuria
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri