LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!

Kur flitet për lidhjet, padyshim flitet edhe për xhelozinë. Madje thuhet se ku ka xhelozi, ka dashuri. Por, duket se disa shenja e teprojnë

Kur ti dhe ai nisët të dilni fillimisht donit të rrinit gjithë kohës me njëri-tjetrin apo jo? Të darkonit bashkë, një xhiro nëpër qytet me duar të kapura dhe pastaj netët e zjarrta në shtrat…

E kemi fjalën për periudhën kur ti mendoje se kishe në krah njeriun më të dashur në botë, atë perfektin me të cilin ngjisje kaq shumë! Kur ai, ende s’e kishte shfaqur xhelozinë dhe as skenat e panevojshme.


Që në takimin e radhës ta keni një ide se cili fshihet pas asaj fytyre naive, po ju prezantojmë me shenjat më xheloze të horoskopit.

1. Gaforrja

Një gaforre në shumicën e kohës nuk është e sigurt për dashurinë e partnerit. Gaforret janë po aq xhelozë sa miqtë e tyre Peshqit dhe Akrepi. Ata thjesht dinë ta fshehin mirë diçka të tillë. Nga një lidhje ata kërkojnë siguri, përkëdhelje dhe diçka që përkrah mirë guaskën e tyre.

2. Luani

Thuhet se në dashuri Luanët janë besnikë dhe kanë nevojë të paparë të dinë të njëjtën gjë për partnerin e tyre. Vëmendja dhe përkushtimi është shumë i rëndësishëm për ta. Është e thjeshtë të bësh xheloz dikë të shenjës së Luanit, të cilët mund të bëhen edhe të pamëshirshëm nëse shohin që partneri i tyre është i përqendruar diku tjetër ku s’është ai.

3. Virgjëresha

Ato nuk janë vetëm kritike të të tjerëve, por edhe të vetes. Kjo analizë konstante që bëjnë i çon detyrimisht drejt xhelozisë dhe mendimeve të tepruara. Është e thjeshtë për to të bëhen paranojakë apo të imagjinojnë skenare tradhtie.

4. Akrepi

Nëse një akrepi i është fiksuar se po e tradhëtoni, është e pamundur t’ju falë. Si hetues të mirë që janë, Akrepët janë të fiksuar pas gjërave që mendojnë se u përkasin vetëm atyre. Për ta ndihmuar partnerin e kësaj shenje, tregojini që jeni të devotshëm dhe shfaqini siguri.

5. Peshqit

Peshqit janë shenja më emocionale kështu që ata mund të bëhen xhelozë fare lehtë në një lidhje. Aq më tepër nëse mendojnë se marrëdhënia e tyre po kërcënohet. Komunikoni dhe kaloni kohë cilësore që ata të qetësohen. /Telegrafi/