Është e vështirë ta gjeni një shok, por është edhe më zor t’i mbani shokët e shoqet përgjatë jetës.
Sipas statistikave, ne i takojmë rreth 400 shokë gjatë jetës sonë, por vetëm 33 prej tyre qëndrojnë me ne përgjatë jetës, transmeton Telegrafi.
Të gjithë prej atyre janë njerëz të rëndësishëm për ne, jo vetëm për t’u treguar lajme apo për t’i diskutuar me ta filmat e fundit, por edhe për t’i kaluar mbrëmjet.
Ata kanë ndikim në shëndetin tonë dhe, siç duket, shoqërimi me ta ka efekt më të madh sesa veç një kohë e kaluar mirë.
Sipas ekspertëve, miqtë ju ndihmojnë ta zhvilloni aftësinë e të vendosurit veten në pozitën e dikujt tjetër.
https://www.instagram.com/p/BEOnwE2xpvY/?utm_source=ig_embed
Pra, ju bëheni shumë më të mirë në kuptimin e ndjenjave të të tjerëve. Kjo është ajo çfarë na bën neve njerëz. Njëkohësisht, mëshira të cilën po ashtu jua zhvillojnë miqtë, ju ndihmon të përjetoni më pak emocione negative, e kjo është gjë e mirë për gjendjen tuaj psikologjike.
Mund të befasoheni, por miqtë ju ndihmojnë që edhe vizualisht t’i vlerësoni gjërat. Ose të themi ndryshe, miqtë ju ndihmojnë t’i shihni gjërat sfiduese apo shqetësuese si diçka më pak kërcënuese.
Lidhjet shoqërore kanë efekt pozitiv edhe në shëndetin fizik. Një studim ka zbuluar se indeksi i masës trupore, shtypja e gjakut dhe disa indikatorë tjerë kishin qenë më të këqij te njerëzit e vetmuar.
Po ashtu, rreziku i inflamacionit ka qenë më i ulët mes njerëzve që kanë pasur një jetë aktive sociale.
Gjithashtu, miqtë dhe lidhjet e forta shoqërore jua zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme. Miqtë ju ndihmojnë ta reduktoni stresin dhe t’i kaloni më lehtë periudhat e vështira.
https://www.instagram.com/p/BJ_e_P9hoA3/?utm_source=ig_embed
Ndër tjerash, miqtë ju ndihmojnë ta shmangni demencën. Sipas studimit, personat e moshuar që ndihen të vetmuar kanë më shumë rrezik ta zhvillojnë këtë sëmundje sepse funksionet kognitive dobësohen kur nuk ka lidhje shoqërore.
Është e rëndësishme të mbani kontakt me miqtë dhe të dilni sa më shpesh me ta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!