Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka njoftuar se të hënën do të mbahet marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me të cilën pretendohej se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimte, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht nga familjarët e tyre.
Për shumë vite kërkuam njohje ligjore dhe qasje në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa pikërisht tani kur ka filluar njohja e statusit ligjor të tyre, rrënohet gjithçka, duke tentuar të manipulohet me dhimbjen dhe plagët që bartin të mbijetuarit dhe familjarët e tyre”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftimin e KRCT-së thuhet se shumë të mbijetuar dhe familjarë të tyre janë në ankth nga paraqitja e atyre imazheve neveritëse, sidomos kur paraqitja e tyre është bërë nga një deputete e Kuvendit të Kosovës dhe aktiviste e të drejtave të njeriut.
“Prandaj, duke marrë parasysh faktin se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk munden të dalin hapur në këtë marsh, ju ftojmë të gjithëve që të na bashkëngjiteni në marshin protestues, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit si dhe solidarizim dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Takimi i pjesëmarrësve do të bëhet në Sheshin Zahir Pajaziti, në ora 12.00, dhe marshi do të vazhdoj deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.
Organizuar nga organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë:
1. Qendra Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT
2. Rrjeti i Grave të Kosovës
3. Medika Kosova
4. Medika Gjakova
5. Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas
6. Shoqata Drejtësi për të Gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025