Samir Huseinovic
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka refuzuar së fundi pjesëmarrjen në konferencën vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Sarajevë, për shkak të masave “rigoroze” të cilat Bosnja dhe Hercegovina (BH) po aplikon ndaj Kosovës. Në shpjegimin e presidentit Thaçi thuhet se raportet mes këtyre dy vendeve janë në nivelin më të ulët të mundshëm, se BH nuk e njeh Kosovën si shtet dhe po i “diskriminon” kosovarët për shkak të vizave që aplikohen. Më tej thuhet se “BH po sillet në mënyrë antievropiane dhe është më e vrazhdët madje edhe se vetë Serbia në raport me Kosovën”. Kritikët thonë se raportet e pazgjidhura mes këtyre dy vendeve kanë pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave. Më të prekurit janë shqiptarët dhe boshnjakët, të cilët kanë edhe lidhje familjare mes tyre. Shoqata e Shqiptarëve në BH pohon se në këtë vend jetojnë aktualisht rreth 22.000 shqiptarë, kryesisht me origjinë nga Kosova.
Presidenti i Shoqatës, Muharem Zejnullahu, thotë se BH e ka futur regjimin e vizave ndaj shtetasve të Kosovës në vitin 2004. Deri në vitin 2008 janë pranuar dokumentet e UNMIK-ut, por pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, gjërat kanë ndryshuar. “BH ka nisur të aplikojë regjimin më të tmerrshëm dhe më të ashpër të mundshëm ndaj Kosovës. Ajo nuk njeh asnjë dokument që lëshohet në Republikën e Kosovës. Ka njerëz, të cilët kanë ikur gjatë luftës nga Bosnja në Kosovë dhe tani nuk mund ta vizitojnë familjen, sepse kanë dokumentat kosovare”, shpjegon Zejnullahu.
“Ndodh që njerëzit nga BH të vdesin në Kosovë dhe trupi i pajetë nuk mund të kthehet në vendlindje, sepse policia boshnjake nuk i njeh dokumentet e Kosovës. Kemi edhe raste, kur dikush do të martohet, por nuk mund ta bëjë këtë sepse BH nuk i njeh dokumentet e shtetit të Kosovës. Kjo është shkelje e të drejtave elementare të njeriut, të mos flas për problemet në nivelin e punës”, pohon Zejnullahu.
Masa të këtilla ndaj Kosovës nuk aplikon as Serbia. “Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë rregulluar me marrëveshjen mes këtyre dy vendeve, që lejon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Në Serbi njihen dokumentet e Kosovës. Kosovarët mund të lëvizin me makina në Serbi, ndërsa në BH jo. E më pas ankohen pse Kosova ka futur taksa kundër BH… po si po sillet BH? E kuptoj që BH nuk e njeh Kosovën për shkak të problemeve me Republikën Srpska, por pse nuk njihen certifikatat e lindjes dhe dokumentet e tjera”, pyet Zejnullahu.
Banorët e Kosovës dhe BH-së janë viktimë e politikës së papërgjegjshme, pavarësisht vendimit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që të mos marrë pjesë në takimin e fundit të BERZH-it. Vendimi i Thaçit cilësohet në Sarajevë si “i arsyeshëm por populist ballkanik”, thotë gazetari i Dnevni Avazit, Sead Numanoviq. Ai mendon se përgjegjësinë për raportet aktuale mes BH dhe Kosovës e mbajnë politikanët në Republikën Srpska, të cilët evitojnë normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Sarajevës.
“Serbët e Bosnjës sillen në këtë rast më ashpër se ata të Serbisë. Serbia është shumë më e butë sesa Bosnja ndaj Kosovës. Raportet mes BH dhe Kosovës janë të ashpra, retrograde dhe thellësisht të gabuara. Ato nuk e ndihmojnë askënd – as BH-në, as Serbinë dhe as Kosovën”, pohon Numanoviq. Masat e Kosovës për taksa ai i quan “absurde”, me shpjegimin se ato kanë dëshmuar tërë “absurditetin e raporteve mes Kosovës dhe BH”. Kritikët thonë se presidenti Thaçi e ka humbur një rast shumë të mirë që në takimin vjetor të BERZH-it të afirmojë Kosovën si shtet të pavarur dhe i ka bërë një shërbim nacionalistëve në të dy anët e Drinit – Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodikut. Ndërkohë që ka dobësuar politikanët në Sarajevë që janë për përmirësimin e raporteve.
Gazetarja e Radios BH1, Amira Suzhnja, thotë se mos ardhja e Hashim Thaçit dëshmon “mungesën e pjekurisë politike”. Në veçanti kur dihet se Kosova po përpiqet të forcojë pozitën e saj ndërkombëtare, ku takimet e tilla kanë një vlerë të madhe. Presionet e tilla ndaj BH nuk kanë kurrfarë kuptimi dhe janë në kundërshtim me interesat e të dy vendeve. BH nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës për shkak të presioneve të RS, e cila ka qëndrim më të ngurtë se Serbia karshi Kosovës dhe në këtë mënyrë dëmton edhe interesat e BH. Por Thaçi me bojkotimin e tij ka dëmtuar edhe interesat e Kosovës dhe përpjekjet për forcimin e statusit ndërkombëtar të Kosovës, sepse në Sarajevë ka mundur të prezantohet si president i një shteti sovran”, thotë Suzhanj për Deutsche Wellen.
Muharem Zejnullahu nënvizon se askush nuk po i bën BH-së presion për të njohur Kosovën, por ai pret që ky vend t’i respektojë vendimet e mëparshme. “Ndër to është edhe vendimi i Presidencës së BH-së që të pranojë marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk bëjmë presion që BH të njohë Kosovën, por ajo duhet të mundësojë komunikimin normal mes banorëve të këtyre vendeve dhe të njohë dokumentet, si të gjitha vendet e tjera të BE, të cilat e njohin Kosovën”, thotë Zejnullahu./DW
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë