Kosova dhe Turqia do të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e zhvillimit ekonomik, në veçanti në sektorin e bujqësisë.
Përkrahja e këtij shteti në fushën e bujqësisë do të rritet në vazhdimësi. Kështu u tha sot gjatë takimit që ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, pati me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, si dhe me Sekretarin e Thesarit të ambasadës, Onur Tanay dhe koordinatorin e TİKA –s, Burak Ceran.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim të mëtejmë në sektorët që mbulohen nga MBPZHR—ja, me qëllim të fuqizimit dhe zhvillimit të mëtejmë të bujqësisë në gjithë vendin.
Ministrja Zivic ka falënderuar ambasadorin e Turqisë për vizitën dhe me këtë rast e ka njoftuar edhe me programet zhvillimore të ministrisë për fermerët dhe agrobizneset.
Në anën tjetër, ambasadori Çağrı Sakar e falënderoi ministren Zivic për pritjen dhe informimin rreth gjendjes në sektorin e bujqësisë dhe theksoi se do të shohin mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor, me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme bujqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3