LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Transparenca në komunikimin e procesit të integrimit rritë llogaridhënien

Hoxha: Transparenca në komunikimin e procesit të integrimit rritë llogaridhënien

Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, mbajti takim lidhur me Komunikimin në Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, rolin e shoqërisë civile dhe medias, të cilin e kryesoi, Blerta Deliu Kodra.

“Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, hapi diskutimin për procesin e komunikimit që synon informimin e publikut duke ofruar informata objektive dhe duke sfiduar përceptimet e gabuara rreth marrëdhënies Kosovë-BE, sidomos nevojën për informim të qytetareve sa i përket hapave konkret që duhet përcjellë drejt anëtarësimit dhe cilat institucione janë përgjegjëse për reformat si sundimi i ligjit, fuqizimi ekonomik, apo promovimi i investimeve.

Sa i përket implementimit të reformave, apo zbatimit të MSA-së dhe ERA-së, ne do të fokusohemi që niveli i zbatimit të komunikohet në mënyrë më kualitative dhe në terma konkret, ashtu si Raporti i BE-së për vendin, duke shtuar se Ministria e Integrimit ka rol koordinues e përkushtuar për transparencë.


Informimi në kohë kontribuon në rritjen e llogaridhënies, sidomos në ato raste kur implementimi i ndonjë projekti të financuar nga BE zvarritet apo dështon për mos përmbushje të përgjegjësisë institucionale, qoftë te nivelit qendror apo lokal, vuri në pah Ministrja Hoxha”, thuhet në njoftimin për media.

Me rastin e shënimit të ditës së Evropës, ne kemi lansuar edhe një kampanjë vetëdijesuese për informim më të mirë të publikut, theksoi Ministrja, për ngritjen e vetëdijes rreth hapave për anëtarësim në BE, për rëndësinë e MSA-së, rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe qytetarisë aktive për të rritur llogaridhënien si dhe promovimit të vlerave të BE-së në vend.

Ministrja Hoxha potencoi se Ministria e Integrimit Evropian do të kërkoj raporte për përmbushjen e rekomandimeve, rol i dhënë vjet nga Qeveria, dhe ofroi bashkëpunim si dhe diskutime që ndikojnë në koordinimin sa më të mirë për procesin integrues fizim të lëvizjes së lirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori