Në Kopër, në organizim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Slloveni dhe të Shoqatës Kulturore “Iliria”, u bë promovimi i “Librit të luftës” të autorit, gazetarit dhe publicistit Nuhi Bytyçi.
Në këtë eveniment, përveç autorit, morën pjesë edhe ambasadorët e Republikës së Kosovës e të Shqipërisë në Slloveni, Avni Kastrati e Pëllumb Qazimi, veprimtari i shquar profesor Martin Berishaj, përfaqësues të shoqatave shqiptare në Slloveni e Trieshtë, si dhe shumë mërgimtarë që jetojnë e punojnë në Slloveni.
Promovimi u hap me xhirimet dokumentare nga ngjarjet më të rëndësishme historike, nga të cilat ka raportuar Nuhi Bytyçi, të cilat krijuan emocione te pjesëmarrësit.
Në fjalën e hapjes me rastin e promovimit të “Librit të luftës” kryetari i Shoqatës kulturore Shqiptare “Iliria” në Kopër, Heset Ahmeti e përgëzoi autorin për këtë vepër me vlera shumëdimensionale.
Ai falënderoi Bytyçin që u përcaktua që në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Slloveni dhe me Shoqatën “Iliria” me librin e tij të paraqitet në mesin e bashkëkombëseve tanë në Kopër.
Ndërsa ambasadori Kastrati, e vlerësoi “Librin e luftës” si vepër monumentale të Nuhi Bytyçit, nga se, si tha ai, aty janë përfshirë ngjarjet historike të popullit shqiptar të Kosovës dhe përjetimet e rrëfimet autentike të autorit.
Ai tha se libri promovohet në momentin, kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës që ta miratojnë rezolutën për dënimin e gjenocidit të regjimit serb mbi shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.
Ai e përgëzoi Nuhi Bytyçin për një vepër të jashtëzakonshme për Kosovën dhe historinë tonë më të re kombëtare dhe sugjeroi që në bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës “Libri i luftës” të botohet edhe në gjuhët e huaja.
Edhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, shprehu konsideratat më të larta për punën profesionale të gazetarit Nuhi Bytyçi, sidomos gjatë periudhës së luftës në Kosovë, duke e sensibilizuar jo vetëm opinionin kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar.
Ndërkaq, profesor Martin Berishaj, “Librin e luftës” e çmoi si kontribut të jashtëzakonshëm me vlera historike, duke prezantuar sakrificën e madhe të popullit tonë, sidomos luftën e UÇK-së dhe realizimin e ëndrrës shumëshekullore për liri e pavarësi.
Me këtë rast, Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, e dekoroi Nuhi Bytyçin me mirënjohjen e veçantë dhe të parë të këtij lloji “për kontributin e tij të dhënë përmes gazetarisë dhe publicistikës në evidentimin dhe afirmimin e fakteve historike në kuadër të përpjekjeve të popullit të Kosovës dhe të diasporës shqiptare për liri dhe pavarësi”.
Mirënjohjen e firmosur nga Ambasadori Avni Kastrati, Bytyçit iu dorëzua nga Arbnore Avdylaj, Zyrtarja konsullore në Ambasadën e Kosovës në Slloveni.
Në pjesën përfundimtare të promovimit, Dino Murtezani, enkas për pjesëmarrësit u paraqit me një pikë artistike kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari “Çou Adem”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'