Alessandra Roccasalvo
Sot kremtojmë Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit; u shprehim mirënjohje gazetarëve që punojnë për interesin publik; dhe, i përkujtojmë qeveritë për detyrën e tyre të respektimit dhe të mbrojtjes të së drejtës së lirisë së shprehjes. Kjo liri është një e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme e njeriut, dhe secili person ose komunitet ka të drejtë të artikulojë mendimet dhe idetë e veta, pa frikë nga hakmarrja, censura ose sanksionimi ligjor.
Përgjatë 50 viteve të fundit, në mbarë botën UNDP-ja ka qenë e përkushtuar në nxitjen e mediave të pavarura, lirisë së shprehjes dhe mediave të pakicave.
Gjatë 20 viteve të fundit, UNDP-ja ka kontribuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin e mediave të pavarura dhe të pakicave në Kosovë. UNDP-ja ka qenë instrumentale për themelimin e transmetuesit të parë të pavarur të shërbimit publik, Radiotelevizionit të Kosovës. Po ashtu, ne hartuam ligjin e miratuar dhe të zbatuar për themelimin e stacionit RTK2 në gjuhën serbe. Falënderojmë Qeverinë e Japonisë dhe Qeverinë e Mbretërisë së Danimarkës për mbështetjen e tyre financiare për këto projekte. Sot RTK-ja është transmetuesi më i madh në Kosovë dhe transmeton në gjuhët shqipe, serbe dhe të pakicave të tjera.
UNDP-ja është gjithashtu e përkushtuar në mbështetjen e rolit kritik të gazetarëve brenda shoqërisë kosovare. Përmes çmimeve për raportimin rreth varfërisë dhe luftën kundër korrupsionit, janë përhapur disa nga storjet më të fuqishme, emocionuese dhe tronditëse për këto tema.
Për më shumë se një dekadë kemi kremtuar punën e gazetarëve të guximshëm dhe të përkushtuar për zbulimin e së vërtetës dhe për të sjellë në dritë storje që ndikojnë tek të gjithë. Pa punën e gazetarëve hulumtues që kërkojnë llogaridhënie nga sektori publik, nuk do të kishte luftë të suksesshme kundër korrupsionit. Storjet e tyre mbulojnë që nga ryshfetet e vogla për zyrtarë publikë, deri tek skemat mashtruese të prokurimit me vlera me shumë miliona euro. Këto storje mbulojnë nepotizmin, rreziqet shëndetësore në ushqime dhe barna, si dhe rreziqet e sigurisë në udhëtimet ajrore. Këto storje na tregojnë sa i dëmshëm është korrupsioni, si dhe ndikimin e tij në shoqëri.
Përmes çmimit për raportimin rreth varfërisë, gazetarët nxisin debatin rreth çështjeve dhe shkaqeve të varfërisë brenda Kosovës. Nëse dëshirojmë të ndërtojmë një shoqëri të qëndrueshme, kjo kërkon përpjekje intensive për zhdukjen e varfërisë ekstreme, duke luftuar diskriminimin dhe duke siguruar që të gjithë të munden t’i ushtrojnë plotësisht të drejtat e tyre të njeriut. Mbështetja jonë e gjatë dhe puna me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë rëndësi kritike për zhvillimin e mëtejshëm të mediave të pavarura dhe të lirisë së shprehjes në Kosovë.
Në aspektin rajonal, ka pasur regres në lirinë e mediave dhe të shtypit, çka sjell pasoja kritike për shoqërinë, në përgjithësi. Megjithatë, gjatë katër viteve të fundit kemi parë renditjen e Kosovës – për lirinë e shtypit – të ngritet nga vendi i 90-të në vitin 2016, në vendin e 75-të në vitin 2019. Kjo është shenjë se punët po ecin në rrugën e duhur, por ka vend për përmirësim. Ka raste kur mediat e drejtuara nga gazetarët serbë të Kosovës janë objekt i sulmeve verbale ose ngacmimeve kibernetike, dhe duhet bërë më shumë për të siguruar që ata të kenë lirinë e shprehjes, pa hakmarrje, censurë ose kërcënime.
Teksa e kremtojmë këtë ditë, i falënderojmë gazetarët që punojnë për të përmirësuar shoqëritë tona. E vlerësojmë rolin e tyre kritik në shoqëri dhe përpiqemi t’i mbështesim në punën e tyre të çmuar.
(Autorja është Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj