E vizitova për herë të parë Shri Lankën si ministër i Zhvillimit për Britaninë në vitet 1980, gjatë fazave të hershme të luftës së ashpër mes luftëtarëve guerilë – të ashtuquajturit Tigrat e Çlirimit të Tamil Eelamit (LTTE) – dhe forcave të armatosura të Shri Lankës. Ky konflikt i përgjakshëm etnik, që vuri minoritetin kryesisht hindu të Tamilit kundër shumicës sinhaleze kryesisht budiste, befasoi ata që e kishin referuar vendin e bukur me popullatë të zgjuar dhe vendndodhje strategjike në Azinë e Jugut, si një model të demokracisë aziatike. Megjithatë, këtu shumë prej nesh dëgjuan për herë të parë për bombardimet vetëvrasëse, me raste të kryera edhe nga fëmijë.
Ushtria indiane ndërhyri në përpjekje për të ndaluar dhunën. Fluturova në kryeqytetin e territorit të Tamilit në veri të vendit në një aeroplan ushtarak indian për të parë çfarë ndihmash humanitare mund të ofroheshin. Prova të luftimit mund të shiheshin kudo. Më kujtohet shkatërrimi sistematik i laboratorëve kompjuterik dhe ndërtesave të tjera në universitetin e Jafnës.
Vite më vonë, u ktheva në Shri Lankë si komisioner i Bashkimit Evropian për të mbështetur përpjekjet e admirueshme të qeverisë norvegjeze për t’i dhënë fund po atij konflikti. Më dërguan të takoja kreun e LTTE-së, Velupillai Prabhakaran, në selinë e tij xhungël. Një person fjalëpak dhe i lig, Prabhakaran, nuk ishte shumë i interesuar në kushtet e paqes që Norvegjia, mbështetur nga BE, po propozonte. Pika tjetër e fortë (ose më mirë e dobët) e vizitës sime ishte djegia e portretit tim nga ekstremistët sinhalezë ngaqë sugjeroja bisedime paqeje.
Lufta civile mori fund në një sulm të përgjakshëm ndaj luftëtarëve të mundur të LTTE-së në vitin 2009. Dhuna dhe shkatërrimi dukej se kishin marrë fund.
Dhe, megjithatë, tensionet mes shumicës sinhaleze dhe pakicave hindu dhe myslimane nuk janë zhdukur kurrë. Deri vitin e shkuar pati tre sulme nga budistët Sinhalez ndaj xhamive dhe bizneseve të myslimanëve dhe komunitetit të vogël të krishterë (shumica katolikë), duke bërë që 1.5 milion persona nga një popullatë prej 21.4 milionë vetash të zihet në kurth në mes.
Kjo përzierje fetare dhe etnike shpërtheu në të Dielën e Pashkëve, kur ekstremistët islamikë vranë të paktën 250 persona, përfshirë besimtarë të krishterë dhe turistë të huaj dhe plagosën qindra të tjerë. Ishte shembulli më i keq i kohëve të fundit i politikës së identitetit, që erdhi javë pas sulmit ndaj dy xhamive në Christchurch të Zelandës së Re nga një supremacist i bardhë australian.
Shkrimtari francez-libanez, Amin Maalouf, e ka përshkruar politikën e identitetit si një “leopard” që gëlltit burra, gra dhe fëmijë dhe vlerat që përkufizojnë çdo ndjesi të njerëzimit. Në studimin e tij të identitetit dhe dhunës, laureati i Nobelit, ekonomisti Amartya Sen, kujton të ketë parë në fëmijëri në Indi një mysliman të tmerruar që ndiqej nëpër oborrin e familjes së tij nga një turmë hindu që e qëlluan për vdekje.
E kishim harruar këtë lloj politike në shumicën e botës, sigurisht që edhe në Evropë dhe Amerikë për dekada qëkur një formë e besnikërisë së identitetit – nacionalizmi i bardhë – ribëri shoqëri të tëra. Libri “Bota e të djeshmes” e intelektualit hebre austriak Stefan Cvajg (Zweig) ofron një nga përshkrimet më të mira se si civilizimi i pasur dhe brilant i Evropës në fillim të shekullit XX u shkatërrua, së pari ekonomikisht dhe pastaj politikisht nga ata që e përkufizuan identitetin e vet bazuar te besnikëria kombëtare, shpesh e lidhur me një histori false dhe institucione të idealizuara.
Duke u rikuperuar nga ato katastrofa në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar, bota dukej e përçarë ideologjikisht, jo për nga identiteti: kapitalizmi kundër komunizmit, liria kundër totalitarizmit dhe kështu me radhë. Por, ato përçarje dhe mënyra të përkufizimit të vetes i dhanë shtysë në shumë raste ndjesisë së kombësisë, ndonjëherë në forma më të frikshme. Pasojat, përfshirë sulmet si ato në Kolombo dhe Chrictchurch – padyshim do ta godisnin Cvajgun dhe Sen si të njohura.
Nuk ka asgjë të keqe te nacionalizmi kur është thjesht festim i vlerave, traditave dhe historisë më të mirë të një vendi. Ta quajmë patriotizëm. Por, nacionalizmi mund të bëhet lehtësisht një mënyrë mendimi që e shpreh veten duke i kacafytur njerëzit me njëri-tjetrin.
Ndonjëherë “të tjerët” janë vende që shkojnë përtej kufijve kombëtar të dikujt. Bashkëpunimi me ta sulmohet si tërheqje nga mundësia për të ndërmarrë vendime sovrane. Ndonjëherë më e rrezikshme akoma është kur “të tjerët” janë anëtarë të pakicave të një vendi, që mund të jenë imigrantë të kohëve të fundit ose jo, të një ngjyre të ndryshme apo besimeve ose gjuhëve të ndryshme.
Politikanët në Evropë dhe në SHBA duhet të jenë të kujdesshëm me nativizmin populist që po nxisin dhe nga i cili kërkojnë të fitojnë vota, në mënyrë që të mos kthehet në forma më të dhunshme të politikës së identitetit.
Cilat janë rezultatet e sulmeve verbale të presidentit Donald Trump ndaj meksikanëve? Çfarë të bëjmë me sulmet e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini ndaj Papës Françesk lidhur me mikpritjen e krishterë ndaj emigrantëve? Si duhet të përgjigjemi ndaj sulmeve politike të krahut të djathtë ndaj myslimanëve në Evropë apo sulmeve të krahut të majtë ndaj hebrenjve në Britani? Kur rrezikojnë të sjellin dhunë mesazhet raciste nëpër mure apo online? Demokracia liberale është një strukturë më e brishtë nga sa mendojmë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një pjesë e madhe e partisë konservatore ka përqafuar nacionalizmin anglez që ofron një kërcënim ekzistencialist ndaj strukturës kushtetuese të vendit. Ka gjithashtu shqetësime se ky lloj nacionalizmi – i përfshirë në partinë e re të Brexit-it që Nigel Farage ka lansuar për tu afruar me konservatorët e pakënaqur armiqësor ndaj Europës – do të mbulojë ndjesi që janë për tu kritikuar.
Këto frikëra janë të justifikuara. Loja me zjarrin mund të jetë e rrezikshme. Me t’u ndezur, nacionalizmi mund të dalë shpejt jashtë kontrollit, duke konsumuar të gjitha strukturat e bashkëpunimit dhe duke i lënë komunitetet – si dhe shtetet – në mëshirë të arsonistëve edhe më të rrezikshëm. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiana ndërpret rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova, lë shtëpinë
Momenti i ndarjes - Arioni qan me dënesë pasi Diana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 për shkak të babait të saj
UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Befason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian