LAJMI I FUNDIT:

Zhvillime të reja në Venezuelë: Juan Guaido nga një bazë ushtarake deklaron ‘fazën përfundimtare’ të operacionit për të rrëzuar Maduron (Video)

Zhvillime të reja në Venezuelë: Juan Guaido nga një bazë ushtarake deklaron ‘fazën përfundimtare’ të operacionit për të rrëzuar Maduron (Video)

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, ka njoftuar “fazën përfundimtare” të përpjekjes së tij për të sjellë fundin e sundimit të presidentit Nicolas Maduro dhe thotë se ai ka mbështetje ushtarake.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, në një video të regjistruar në një bazë të forcave ajrore dhe të publikuar në mediat sociale, shihet me burra në uniformë.

Ai i bën thirrje ushtrisë që të ndihmojë atë të përfundojë “uzurpimi” i pushtetit nga Z. Maduro.


Ushtria deri më tani ka mbështetur z. Maduro dhe nuk pranoi të mbështeste z. Guaido, i cili u deklarua president i përkohshëm në janar dhe ka mbështetje nga dhjetëra vende, duke përfshirë shumicën e Amerikës Latine dhe Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënëse e qeverisë spanjolle paralajmëroi kundër “gjakderdhjes” në Venezuelë.

“Spanja nuk po mbështet asnjë grusht shteti ushtarak”, tha Isabel Celaa, duke kërkuar një rezultat “paqësor” ndaj krizës së Venezuelës.

Ndërsa presidenti kolumbian Ivan Duque i bëri thirrje ushtrisë venezueliane të mbështeste z. Guaido.

Përveç këtyre, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se presidenti amerikan ishte informuar dhe “po monitorojmë situatën në vazhdim”.

Siç shkruan tutje BBC, përcjell Telegrafi, në video, z. Guaido thotë se ai ka mbështetjen e “ushtarëve të guximshëm” në Caracas.

“Njerëzit e Venezuelës, le të dalin rrugë (…) të mbështesin fundin e uzurpimit, i cili është i pakthyeshëm (…) Forcat e Armatosura Kombëtare kanë marrë vendimin e duhur, ata kanë mbështetjen e popullit të Venezuelas, dhe mbështetjen e kushtetutës sonë, ata janë të garantuar të jenë në anën e drejtë të historisë”, thotë ai.

Videoja, e publikuar në llogarinë e Twitter të Z. Guaidó, e tregon atë duke qëndruar pranë një udhëheqësi tjetër të opozitës, Leopoldo López, i cili ka qenë nën arrest shtëpie pasi u shpall fajtor për nxitje të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare në 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori