Vaji që bën mrekulli; nga psoriaza deri tek zbokthi: Zbuloni si mund t’i trajtoni të gjitha problemet e lëkurës
Vaji pemës së çaji, i njohur gjithashtu si melaleuca, ka aftësi të padiskutueshme shëruese, shumë prej tyre të lidhura me lëkurën
Për shekuj me radhë ky vaj është përdorur si një ilaç e nga Australia origjina e këtij vaji është përhapur në të gjithë botën.
Sot, vaji nxirret nëpërmjet distilimit të avullit të degëve dhe gjetheve të pemës së çajit, megjithatë, mund të gjeni edhe forma të holluara që janë të dizajnuara për përdorim në lëkurë.
Nëse është 100% vaj i pemës së çajit duhet holluar në raport 2:1 me ujë para përdorimit. Vaji esencial përmban shumë përbërës shëruese që trajtojnë problemet e lëkurës nga aknet deri tek ekzema e jo vetëm.
Më poshtë Living do të rendisë disa nga përdorimet më të zakonshme të këtij vaji çudibërës:
1. Për puçrrat e fytyrës
Nëse nuk e keni provuar vajin e pemës së çajit për të trajtuar aknet, duhet të bëni! Në fakt, një nga përdorimet më të zakonshme të vajrave të pemës melaleuca ose çaji është pastrimi i lëkurës nga bakteret që nxisin shfaqjen e akneve. Vaj esencial i pemës së çajit është një antibakterial dhe anti-fungale natyror që lufton inflamacionin dhe qetëson lëkurën e acaruar.
Përzieni 5 pika vaj të pijshëm të pemës së çajit me 2 lugë mjaltë të papërpunuar. Fërkoni përzierjen në fytyrë, lëreni për një minutë e më pas shpëlajeni
2. Flokët dhe skalpin e kokës
Përdorimi i vajit të pemës së çajit mund të trajtojë dhe problemet e skalit të kokës Ky vaj ka aftësinë për të trajtuar lëkurën e thatë dhe me kore dhe të eliminojë zbokthin. Përzieni disa pika vaj esencial të pemës së çaji me pak xhel Aloe Vera, qumësht kokosit dhe vaj livande për të krijuar një maskë e cila do të rigjenerojë lëkurën e kokës dhe të trajtojë problemet e tjera që lidhen me acarimin e kësaj të fundit.
3. Psoriaza dhe ekzemë
Vaji esencial i pemës së çajit mund të përdoret si një trajtim natyral për psoriazën dhe ekzemën, në sajë të vetive të fuqishme anti-inflamatore. Përzieni 1 lugë çaji vaj kokosit me 5 pika vaj peme çaji dhe pesë pika vaj livande për të krijuar një losion për psoriazë dhe ekzemë.
4. Kërpudhat apo myku i thonjve
Kërpudhat apo myku i thonjve mund të shndërrohet në një makth për ju, por falë vajit të pemës së çajit mund të shpëtoni një herë e mirë nga ky problem . Mjafton të lyeni një top pambuku me këtë vaj e të lyeni zonën e prekur. Për infeksionet më të përhapura, përzieni vajin e pemës së çajit me vaj rigoni dhe vendoseni përzierje në zonën e prekur dy herë në ditë.
Burimi: David Wolfe
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime