Jens Thurau
A ka më ndonjë efekt, kur dëgjon politikanët në Gjermani të thonë fjali si “Gjermania i ka punët më mirë se kurrë më parë”. Kur thonë se kemi gati punësim të plotë? Që ka një gjeneratë pensionistësh, që ka pensionet që nuk i ka pasur asnjë gjeneratë përpara saj? Që të rinjtë kanë perspektiva, që asnjë gjeneratë më parë nuk i ka pasur? Jo, nuk ndihmon.
Sepse ky vend është bërë i pasigurt, kërkon orientim, jo vetëm në skajet e shoqërisë, por edhe në mesin e saj. Një studim i Fondacionit Friedrich Ebert arriti në përfundimin se asnjëherë nuk ka qenë kaq i lartë refuzimi për azilkërkuesit si sot – rreth 54 për qind kanë rezerva ndaj refugjatëve. E vetëm në pamje të parë të duket pak paradoksale që rritet pranueshmëria për të pastrehët. Sepse janë refugjatët ata, klasa tek të cilët derdhet një ndjenjë tjetër e thellë e të mos ndjerit mirë: Më shumë se gjysma e të anketuarve mendon, se organizatat sekrete përcaktojnë vijat e politikës. Një e treta shikon tek politikanët marioneta. Nëse teoritë e konspiracionit marrin dimensione të tilla, atëherë vërtet që diçka ka shkuar keq.
Po e provojmë me një shpjegim: Treni vjen me vonesë, ose nuk vjen fare prej vitesh. Arsyeja, e shprehur apo jo: Nuk ka para. Në qytetet gjermane mungon ndjeshëm hapësira e banimit, dhe politika ngre supet. Duhet të ndërtohen më shumë apartamente. Por edhe këtu nuk ka para. Lista vazhdon: shkolla të vjetruara, poste që mbahen të pazëna. Po, po sigurisht çdo gjë është ende e durueshme, e në shkallë ndërkombëtare ende jemi mirë. Por njerëzit kanë kujtesë të fortë: Ata kujtojnë, se para 10 vitesh gjatë krizës financiare papritur paska pasur miliarda brenda natës për të shpëtuar bankat.
Një vështrim përtej kufijve të mëson të njëjtën gjë: Fondacioni Bertelsmann ka bërë një sondazh për qëndrimet politike jo vetëm në Gjermani, por edhe në 12 vende evropiane para zgjedhjeve europiane të majit. Rezultati: Grupimi më i madh politik, që është i bindur, se kë do të zgjedhin që tani është me afër 10 për qind ai i populistëve dhe ekstremistëve të djathtë. Shumica di vetëm se kë nuk do të zgjedhë – vetëm një pakicë pranon, se në zgjedhjen mes disa partive do të vendosë për një nga partitë tradicionale.
Thënë shkurt: Politikanë, media, sindikata, kisha, shoqata ekonomike: Ato nuk po mbërrijnë dot më tek njerëzit, tek skajet jo që jo, por as tek mesi i shoqërisë.
Po tani? Ajo që të jep shpresë, është se në të dyja sondazhet, njerëzit shprehen si edhe më parë me shumicë pro demokracisë dhe madje për një komunikim më të mirë me njëri-tjetrin në Evropë. Por, jo siç po zhvillohen gjërat tani. Për Gjermaninë kjo do të thotë: zbrisni në tokë. Bëni detyrat e shtëpisë, hapni veshët dhe mos premtoni gjëra që nuk bëhen, por njihni edhe kufijtë e mundësive tuaja.
Kjo nuk është e lehtë në kohët e individualizimit si masa e të gjitha gjërave, në kohë të përshpejtimit maksimal, si në aspektin privat ashtu edhe atë të vendit të punës. Shumë alternativa nuk ka: duhet ruajtur qetësia, kur populistë të djathtë buçitës mbushin kryetitujt. Duhen punuar fort për të rifituar njerëzit, edhe pse nuk je i sigurt për suksesin – në komuna, në zyra. Në fund të fundit bëhet fjalë për përfaqësim, këtë e thotë edhe studimi i Fondacionit Bertelsmann. Kush ka për një kohë të gjatë ndjesinë, se nuk është i përfaqësuar fillon e shkon mendja aty ku nuk duhet. Por pa atë ujdinë e pashprehur, se të gjithë kanë pjesën e tyre në shoqëri, demokracia nuk ka shans. Diktatura po. Shoqëria liberale jo. Prandaj futuni në garë. Ende Evropa nuk është e humbur
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj