Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi, vitin e kaluar kishte kritikuar ish- kryetarin e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, se nuk i kishte ftuar kompanitë nga Shqipëria në panairin “Prishtina 2018”, e që në shenjë proteste për këtë gjë, ai nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes. Kurse këtë vit, me kryetarin e ri, Berat Rukiqi, në panairin “Prishtina 2019”, po vërehet një numër i papërfillshëm i bizneseve nga Shqipëria.
E ambasadori Minxhozi, i cili sivjet ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, në intervistë për Radio Kosovën ka pranuar se ka pjesëmarrje të ultë nga Shqipëria, por këtë herë ai nuk kritikoi, veçse shtoi që duhet shikuar kah e ardhmja.
“Nuk janë mjaftueshëm, janë diku 4-5 kompani nga Shqipëria, por duhet të kemi parasysh se sot në Kosovë zhvillohen panaire të ndryshme, edhe rajonale, ku kompanitë e Shqipërisë janë shumë prezentë. Para ca kohësh u bë një panair në Prizren, ku ishin numër i konsiderueshëm i kompanive nga Shqipëria. Megjithatë do të duhej të ishin më tepër”, tha ai.
Aktualisht në Kosovë është duke u mbajtur vetëm ky panair.
“Kësaj radhe nuk mund të jap ndonjë shpjegim më konkret, por ne po përgatitemi edhe për panaire të tjera. Do të duhej të ishin me tepër kompani nga Shqipëria, jam plotësisht dakord”, tha ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City