LAJMI I FUNDIT:

ITSHKSH: Bashkësitë fetare janë kujdestarët e paqes dhe dashurisë në shoqëri

ITSHKSH: Bashkësitë fetare janë kujdestarët e paqes dhe dashurisë në shoqëri

“Ndërhyrja e djeshme ndaj autonomisë së Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut është lajm jo i mirë për gjendjen e të drejtave religjioze të qytetarëve dhe organizatave religjioze në Maqedoni”.

Kjo thuhet në kumtesën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, të cilët kanë shprehur keqardhje për ndodhitë në BFI, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke qenë edhe vet cak i ndërhyrjeve të këtilla në të kaluarën, Instituti, si një institucion shkencor që kujdeset edhe për vlerat shpirtërore, shpreh keqardhje për këtë ngjarje dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në vend, por edhe faktorëve të tjerë shoqërorë vendorë e ndërkombëtarë, që të ndihmojnë në ruajtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, sepse pikërisht bashkësitë fetare janë kujdestarët e paqes, dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve dhe në një mënyrë, ato janë edhe garancia e funksionimit të mbarë të shtetit”, thuhet në njoftimin e ITSHKSH-së.


Ata shtojnë se Maqedonia e Veriut është një shtet dhe një shoqëri ku diversiteti është vlera unike që e ndërton identitetin e saj, ndërsa ruajtja e kësaj vlere është veçmas e rëndësime për agjendën euro-atlantike të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori