Menjëherë pas masakrës në Shri Lankë kanë dalë disa raportime se shpërthimet vetëvrasëse të njëkohshme, të cilat vranë 310 dhe plagosën 500 njerëz janë kryer nga shtatë anëtarët e grupit National Thowheed Jamath (NTJ), lider i së cilit supozohet të jetë Moulvi Zahran Hashim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun i cili tre vjet më parë filloi të përhapte urrejtje në internet, duke bërë thirrje për “shkatërrimin” e jomyslimanëve.
Dhe tanimë, Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmet, dhe besohet se NTJ-ja ka kryer masakrën me ndihmën e tyre.
Ekspertët kanë thënë pas sulmit se “stili” i sulmit i korrespondon organizatave si ISIS dhe Al Kaeda.
ISIS claims they were behind the #EasterSundayAttacksLK & along with pictures of alleged suicide bombers.interestingly who are these figures ISIS released on their media channel Amaq ? Not much is said about https://t.co/CI5KqFj2cy of them is Abu Ubaida (real name Zahran Hashim) pic.twitter.com/XYsniwYIgt
— Thusitha Perera (@iThusitha) April 23, 2019
Por kush është Imam Hashimi, njeriu që thuhet se ka një histori të racizmit dhe “superioritetit islam”.
Në korrik të vitit 2017, mediat në Shri Lankë raportuan se liderët e organizatës gjykohen për fyerje ndaj Budës dhe fyerje ndaj komunitetit budist në vend.
E Zahran thuhet të ketë postuar disa pamje në “Youtube” që mund të konsiderohen “të ndezshme”.
“Për vite të tëra ky njeri ka nxitur urrejtjen e besimit dhe se kurrë nuk është ndalur”, citohet të ketë thënë Zahran për veten në videon e tij.
CNN thotë se Hashim donte të sulmonte misionin diplomatik të Indisë në Shri Lankë në Colombo më 14 prill, por ai sulm u pengua.
Fushata e urrejtjes
Nuk dihet shumë rreth asaj se si grupi pak i njohur NTJ kanë kryer një seri sulmesh të njëkohshme në kisha dhe hotele në Shri Lankë.
Megjithatë, paralajmërimet për rritjen e radikalizmit datojnë prapa për të paktën që në vitin 2007, dhe udhëheqësit fetarë myslimanë thonë se paralajmërimet e tyre të vazhdueshme nuk kanë pasuar me reagime nga zyrtarët përgjegjës për sigurinë.
“Disa oficerë të inteligjencës e panë fotografinë e tij, por ata nuk bënë asgjë”, ka thënë N.M. Amin, President i Këshillit Mysliman të Shri Lankës.
Madje, siç pretendohet tutje, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i NTJ, i njohur gjithashtu si Mohammed Zahran, për të paktën tre vjet ka mbajtur fjalime nxitëse në internet.
“Ishte në thelb një fushatë urrejtjeje kundër të gjithë jo-myslimanëve. Ai tha se të gjithë duhet të eliminohen”, thotë Hilmi Ahamed, nënkryetar i Këshillit Mysliman.
Emri i Zahran u shfaq në raportin e inteligjencës, duke paralajmëruar forcat e sigurisë rreth sulmit, por ata nuk u përgjigjën. Zyrtarët, megjithatë, më parë, në heshtje, shprehën shqetësimin e tyre tek ekspertët ndërkombëtarë.
Ndihma nga jashtë
Anne Speckhard, drejtore e Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e ekstremizmit të dhunshëm, tha se asaj i ishte afruar një zyrtar i Shri Lankës në një konferencë në shkurt dhe e pyeti se çfarë ai mendonte për “këtë grup të ri dhe disa nga aktivitetet e saj”.
Spekhard theksoi se Shri Lanka, gjatë luftës civile me “Tigrat Tamilë”, kishin prodhuar xhaketa vetëvrasëse, por se sulmet mbi kishat dhe hotelet ishin në stilin e Al Kaedës dhe ISIS-it.
“Ky është një plan i thjeshtë që është i dizajnuar mirë. Unë besoj se ky dizajn është produkt i komunikimit me dikë nga jashtë”, shtoi ajo.
Për këtë pajtohen edhe ekspertë të tjerë.
“Niveli i sofistikimit në bërjen e bombave tregon se sulmuesit kishin ndihmë nga jashtë, e cila mund të ketë ardhur nga grupet si Al Kaedës apo luftëtarëve në Sri Lanka të ISIS-it, të cilët janë kthyer nga Iraku dhe Siria, ose një kombinim i tyre”, është thënë nga kompania e analizave “Stratfor”.
Origjina
Deri të hënën, kur zëdhënësi i qeverisë së Shri Lankës përmendi emrin e tyre, shumë pak njerëz kishin dëgjuar për NTJ.
Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, grupi besohet se është shkëputur nga një tjetër grup islamik i linjës së ashpër në vend, Sri Lanka Thothheed Jamath (SLTJ).
— Clive Roberts (@clive7216) April 22, 2019
Ndërsa ende relativisht i panjohur, SLTJ është pak më i përforcuar. Sekretari i tij, Abdul Razik, u arrestua në vitin 2016 për nxitjen e urrejtjes kundër budistëve. Ai më vonë bëri një kërkimfalje.
Disa raporte gjithashtu kanë lidhur NTJ në një vatër të vandalizmit dhjetorin e kaluar, që synonin tempuj budistë në Mawanella, Shri Lankën qendrore. Fytyrat e statujave të Budës që ishin shfaqur jashtë tempujve u sulmuan.
Por NTJ është një grup skajor ekstremist brenda një pakice të vogël fetare – vetëm 9.7% e popullsisë së Shri Lankës prej rreth 21 milionë janë myslimanë.
Prezenca e saj në mediat sociale është e rrallë. Edhe pse ka një faqe në Facebook, ajo përditësohet vetëm çdo javë apo më rrallë. Profili i tyre në Twitter nuk është përditësuar që nga marsi i vitit 2018.
Faqen e internetit të grupit është gjithashtu offline – edhe pse nuk është e qartë nëse “ka rënë” para ose pas sulmeve të së dielës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025