LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Sulejman Rexhepi nuk ka dhënë dorëheqje, nuk mund ta shkarkojë gjykata (Video)

Veseli: Sulejman Rexhepi nuk ka dhënë dorëheqje, nuk mund ta shkarkojë gjykata (Video)

Pas ngjarjeve të fundit në ndërtesën e BFI-së në Shkup, kanë dalur me reagim edhe nga ky institucion.

Anëtari i Rijasetit të BFI-së Muhamer Veseli, në konferencë për shtyp tha se Sulejman Rexhepi as nuk ka dhënë dorëheqje, e as nuk është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të BFI-së. Ai tha se kanë dyshime se pas këtyre ngjarjeve qëndron politika, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë fatkeqësi që ndodh në BFI, nuk i kemi të njohura rrethanat, por kemi dyshime se ata të cilët kanë indinjatën e tyre në rezultatet zgjedhore, duhet mllefin e tyre ta hedhin diku tjetër. Çdo herë këto ngjarje bëhen në institucionin e BFI-së. Sulejman Rexhepi nuk ka dhënë dorëheqje, nuk mund ta shkarkojë gjykata, por vetëm rijaseti i BFI-së. Kjo ngjarje është rezultat i mungesës të shtetit juridik. Shpresojmë që organet do ta pastrojnë këtë ndodhi dhe ju informoj se jemi në pritje të anëtarëve të rijasetit ku edhe do të mbajmë mbledhje, të cilën do ta kryesojë Sulejman Rexhepi dhe më pas do të dalim me përfundimet”, tha Veseli.


Skender Buzaku shpall vetën reis të ri të BFI-së
Lexo po ashtu Skender Buzaku shpall vetën reis të ri të BFI-së

Ai apeloi tek organet kompetente të kryejnë detyrat e tyre dhe të mos merren me politikë për të defokusuar opinionin nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale.

“Në vitin 2015 ndodhi e njëjta gjë, ndërsa ai që ishte pas asaj ngjarje sot është azilant në Hungari. BFI është më e shenjtë për ne muslimanët, se për pushtetarët pushteti që e kanë”, shtoi Veseli.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 se kryetar i BFI-së është Skender Buzaku, ai tha se gjykata nuk mund të vendos se kush do të jetë kryetar i BFI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori