Pranvera e vitit 99’, për shumë gra e burra të Kosovës, ende zgjon kujtime të tmerrshme. Kujtime këto që po i mbajnë peng ata, edhe sot e asaj dite. E për të kujtuar përjetimet dhe vuajtjet nga ajo kohë e trishtë, gjatë ditës së sotme, para monumentit “Heroina”, në Prishtinë, është realizuar instilacion “Forheroines” nga Batalioni “Atlantiku.
Në këto shtatë karaktere do të vendosen vathë, ku secili prej tyre do të simbolizojë një të mbijetuar të dhunës seksuale.
‘Ambasadorja e guximit’, njëherësh edhe e mbijetuar e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, edhe sot ka kërkuar drejtësi, për krimin që u bë ndaj saj, duke thënë se një gjë të tillë përjetuan për këtë shtet, e që i njëjti bëri shumë pak për to.
“ Drejtësia në rastin tim ka dështuar edhe pse kam kërkuar drejtësi prej vitit 1999, kur kam qenë vetëm 17 vjeçare, por unë tash do të kërkoj drejtësi prej shtetit tim, prej shtetit amerikan se neve na duhet drejtësia. Nuk do të kemi ne paqe shpirtërore pa e pasur drejtësinë. Lavdi dëshmorëve që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ushtarët që luftuan me krenari për këtë shtet, por neve na u murr diçka jashtë dëshirës tonë, për këtë shtet dhe po vuajmë që 20 vjet në heshtje. Këtë heshtje duhet me e thy, duhet me e thy stigmën, duhet me pas mbrojtjen familjare, mbrojtjen e institucioneve. Shteti jonë ka mundësi që të bëjë më shumë për drejtësi, se jemi 20 mijë e nuk e kemi asnjë kriminel të dënuar deri më tani ”, tha ajo.
E mbijetuara e dhunës seksuale edhe një herë ka pasur mesazh për institucionet vendore. Ajo thotë se nuk duhet të ketë marrëdhënie me Serbinë, pa u dënuar kriminelët serbë.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti thotë se 20 mijë viktimat e dhunës seksuale ishin mburojë e fushëbetejës së luftës, duke u abuzuar pamëshirshëm dhe tmerrësisht me trupin e tyre. Kjo dhunë sipas saj, nuk kishte për qëllim të dëmtonte vetëm moralin, por edhe familjen, shoqërinë, e që po ashtu të lë plagë në krejt Kosovën.
“ Me 14 prill para pak ditësh me ambasadoren e guximit, gruaja që i dha zë këtyre krimeve të luftës, shkruam te vendi i ngjarjes, te vendi i klithmave dhe i trishtimit për t’i përkujtuar 20 mijë gra, burra dhe vajza dhe për t’i treguar atyre që ne jemi përkrah tyre dhe bashkërisht edhe prezenca juaj sot, tregon për mbështetjen dhe gatishmërinë që shoqëria kosovare duhet t’ia bëjë dhe t’i përulet të gjitha këtyre grave dhe burrave të cilët padrejtësisht u torturuan gjatë luftës….Ky instilacion prej shtatë shkronjave këtu ka për qëllim që edhe një herë të kthejë vëmendjen nga ato të cilat janë ende të stepura dhe ende jetojnë me frikë në mesin e familjes së tyre. Përmes dhurimit të një vathi që është vet karakteristika e këtij instilacioni, fillimisht duke filluar në Prishtinë, pastaj duke i shtuar këto karaktere edhe në komunat tjera të Kosovës”, tha Rushiti.
Mbështetje për viktimat e dhunës seksuale dha edhe deputeti në bashkinë e Neë York-ut, Mark Gjonaj. Ai tha se kjo javë ka qenë e mbushur me emocione dhe momente të ndryshme.
“Nganjëherë krejt çka duhet të bëjmë është ta ngrisim zërin, të dëgjojmë. Po në mënyrën më krenare dhe të zëshme ju them heroinave, armiku jonë, barbarët serbë, u munduan të marrin nderin, por e vërteta është: ju jeni nderi i kombit, ju jeni nderi jonë, ju jeni heronjtë tonë”, tha Gjonaj.
Këto shkronja do të qëndrojnë pranë memorialit ”Heroina”, deri më datën 29 me qëllim që të mblidhen rreth 29 mijë vathë, ku secili prej tyre do të simbolizoj një të dhunuar seksualisht.
Më pastaj këta vathë do të grumbullohen edhe një herë në Prishtinë, për t’i dhënë forcë dhe motiv, Vasfije Krasniqit që para Kongresit Amerikan të dëshmojë për krimet e luftës dhe të kërkojë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.
Ndryshe, vendi ku është vendosur ky instilacion, tek parku “Heroinat”, i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të grave kosovare gjatë luftës së vitit 1998-1999./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025