LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj shënon Ditën e Tokës (Video)

Skenderaj shënon Ditën e Tokës (Video)

Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, që mbahet më 22 prill, komuna e Skenderajt sot zhvilloi një aktivitete për pastrimin e qytetit.

Fillimisht është bërë mbjellja e luleve dhe druve dekorativ në qytet, janë mbjellë lule në çerdhen “Nëna Zahide”, pastaj është bërë pastrimi i sheshit “Adem Jashari”.


Kryetari i komunës, Bekim Jashari i cili mori pjesë në këtë aksion së bashku me stafin e komunës, ka kërkuar që të ketë vetëdijësim nga qytetarët për mos të hedhur mbeturina vend e pa vend.

“Sot ne filluam te çerdhja e fëmijëve që mban emrin e nënës së komandatit Adem Jashari në cerdhen ‘Nëna Zahide’, me mbjelljen e luleve dhe disa pemëve dhe vazhduam këtu në sheshin ‘Adem Jashari’ me pastrimin e ambientit. Ky aksion nuk do të ndalet është vetëm fillimi për nderë të tokës dhe për të mirën tonë që kemi një ambient të pasatër për të marrë frymë dhe ajrë të pastër. Dhe i bëjë apel të gjithë qytetarëve që mos të hudhin mbeturina vend e pa vend. Vitin e kaluar kemi eliminuar të gjitha deponitë ilegale, kurse sivjet kemi më shumë deponi ilegale, kështu që kjo është për keqardhje”, tha Jashari.

Luan Hasanaj nga “Let’s Do It Kosova” i cili mori pjesë me stafin e tij për pastrimin qytetit, theksoi se aksioni i parë për të shënuar Ditën e Tokës, ka nisë me Skenderaj.

Ai ka apeluar të inistitucionet përkatëse që të ndërmarrin masa ndaj qytetarëve të cilët i bëjnë dëm ambientit dhe hapësirave publike.

“Manifestimet për Ditën e Tokës këtë vit po fillojnë në Skenderaj. Pra, sot është aktiviteti i parë që zhvillohet për nder të kësaj dite. Shpresojmë që pikërisht nga ky vend legjendar, Skenderaj, që na motivon të gjithëve ta nisim një qasje të re për trajtimin e mjedisit ku ne jetojmë dhe veprojmë”, tha Hasanaj.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni për pastrimin e qytetit. Aksioni nis në ora 10:00 dhe takimi do të bëhet tek objekti i Komunës ku do të vazhdohet në disa rrugë dhe lagje. Aksioni për pastrim është zhvilluar edhe në rrugët “28 Nëntori”, “Ilaz Kodra”, “18 Qershori” dhe rruga “Sala dhe Hamit Jashari”.

Po ashtu, janë pastruar nga kompania përgjegjëse edhe parqet “Idriz Rreci”, “Shaban Polluzha” dhe Parku Amerikan i Lirisë. Gjatë ditës do të mbahen edhe ligjërata dhe pastrimin i parqeve në shkollat fillore dhe të mesme nga nxënësit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori