Në tregun mobil në Prishtinë, rreth tridhjetë gra fermere nga rajone të ndryshme të Kosovës produktet e tyre bujqësore po i promovojnë dhe shesin gjatë tri ditëve të javës.
Gjatë ditës sot ato i ka vizituar zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, i cili i ka përgëzuar ato për punën e vazhdueshme që po e bëjnë në zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive të tyre bujqësore.
Ai me këtë rast, ka thënë se gratë fermerë do të jenë një prioritet për MBPZHR-në, duke rritur edhe mbështetjen çdo vit për përkrahjen dhe zhvillimin e veprimtarive të tyre bujqësore.
Zëvendësministri Krasniqi ka theksuar se edhe këtë vit në kriteret për vlerësimin e projekteve, gratë fermere do të kenë përparësi, kjo me qëllim të stimulimit të tyre për t’u angazhuar në biznese të ndryshme në fushën e bujqësisë.
Prodhimet e grave fermere, të cilat edhe janë përfituese në programet zhvillimore të MBPZHR-së, konsumatorët mund t’i gjejnë në këtë treg mobil çdo ditë të martë në Sheshin “Zahir Pajaziti”, të mërkurën në Bulevardin “Bill Clinton”, si dhe të enjteve në Sheshin Adem Jashari” në Prishtinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë