LAJMI I FUNDIT:

Arinjtë e torturuar u detyruan të japin shfaqje në cirkun korean (Video)

Arinjtë e torturuar u detyruan të japin shfaqje në cirkun korean (Video)

Turistët e huaj që po vizitonin një cirk në Korenë e Veriut, mbetën të tronditur me njërën prej skenave që e panë.

Valltarët kanë hyrë në skenë me dy arinjtë të veshur me kostume, që dukesh sikur ishin të torturuar dhe detyroheshin të jepnin shfaqje, me lëvizje shumë të vështira për ta, transmeton Telegrafi.

“Ata dridheshin prej frike, ndërsa kryenin rutinën e mësuar mirë. Ky cirk korean ishte një tmerr” ka thënë një nga turistët e grupit.


Ata kërkuan ndihmën e organizatave të drejtave të kafshëve, që të intervenohet për largimin e atyre arinjve dhe ndalimin e shfaqjeve të tilla. /Telegrafi/